
Takim vëllazëror në studiot e RTVPendimi, në Prishtinë
Drejtori Hevzi Hasani, hoxha Fadil Musliu dhe një pjesë e stafit nga Kosova e Diaspora e “RTVPendimi”, sot, më 08 Gusht 2025, pas namazit të Xhumasë, patën nderin e kënaqësinë që, në studiot në Prishtinë të “RTVPendimit”, nga troje të ndryshme shqiptare, të presin, disa prej shumë dëgjuesëve, shikuesëve e ndjekësve tanë të rregullt, që nga themelimi i “Radio Pendimit”, më 2006 e deri në ditët e sotme, ku falë punës, angazhimit dhe kontributit të të gjithë juve, “RTVPendimi”, ka arritur nivelin ku është sot.
Fjalë rasti mbajti, drejtori i “RTVPendimi”, i cili falënderoi nga zemra të pranishmit për pjesëmarrje dhe angazhim e kontribut të deritanishëm, duke e vlerësuar lart edhe punën e stafit.
Pastaj, fjala ju dha edhe hoxhës Fadil Musliu i cili foli për nismën, sfidat dhe perpitetitë nëpër të cilat ka kaluar “RTVPendimi’, duke falënderuar kështu Hevziun për këtë nismë, hoxhallarët dhe stafin për angazhimin e tyre, që nga dita e parë e punës e deri më sot.
Fjalë rasti mbajtën edhe të gjithë pjesëmarrësit të cilët përveç falënderimeve, ata ndanë edhe përvoja të ndryshme me “RTVPendimi”, rrugëtim ky i cili ishte i hershëm.
Në fund, drekë për të gjithë të pranishmit shtroi, motra jonë e nderuar Vjollca për të cilën dhe për të gjithë ju, lusim Allahun Shpërblyes që t’ua shpërblejë, vetëm si Di, Do dhe mundet Ai dhe vetëm Ai.
“RTVPendimi”, po mendon që datën 8 Gusht, si traditë, ta bëjë datë takimi me të gjithë dashamirët e “RTVPendimi”, brenda trojeve etnike shqiptare dhe nga Diaapora, ata që munden, kuptohet.
Drejtori, Hoxha dhe i gjithë stafi i “RTVPendimi”, nga zemra falënderon të gjithë dëgjuesit, shikuesit dhe ndjekësit , fillimisht, pse janë pjesë e familjes së madhe të “RTVPendimi” dhe pastaj për mirëkuptimin, bashkëpunim dhe ndihmën e ofruar në çdo kohë për këtë dritare të madhe e cila përçon dije, dituri dhe dritë tek të gjithë ju dhe tek të gjithë dashamirët e dijes, dritës dhe të vërtetës.
I juaji,
RTVPendimi