
Për 45 vjet ushtron zanatin e endjes, e mësoi nga gjyshja e saj që fëmijë
Erfe Dönmez e cila jeton në lagjen Taraklı të Sakaryas, Turqi, po përpiqet ta mbajë gjallë zanatin tradicional të endjes nëpërmjet trajnimeve që jep dhe aktiviteteve promovuese në rajonin turistik, raporton Anadolu.
Dönmez, një nënë 56-vjeçare me dy fëmijë, mësoi të endte me anë të provave dhe gabimeve kur u kthye nga shkolla si fëmijë dhe, nga kurioziteti, u ul te tezgjahu, fshehurazi nga më të rriturit. Më vonë, ajo mësoi endjen hap pas hapi nga gjyshja e saj dhe u bë mjeshtre në moshën 11-vjeçare.
Pasi u martua dhe pati fëmijë, Dönmez filloi të punonte si mësuese e endjes në Qendrën e Arsimit Publik Taraklı në vitin 2003.
Dönmez, e cila ka qenë mësuese e endjes në Qendrën e Arsimit Publik Taraklı për 22 vjet, ka trajnuar 29 gra në lagjet Taraklı dhe Geyve, dhe ato kontribuojnë në ekonomitë e tyre familjare me endjen që kanë mësuar.
Mjeshtrja Dönmez, mori “Kartën e Identifikimit të Artistit” vitin e kaluar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, e cila u jepet “Mbartësve të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale” që kryejnë arte tradicionale në rrezik zhdukjeje. Ajo po ofron produktet që prodhon me praktikantët e saj për shitje me porosi dhe ekspozitë në rreth, e cila u konsiderua e denjë për çmimin “Zona e Turizmit Rural” nga Organizata Botërore e Turizmit e Kombeve të Bashkuara në vitin 2021.
“Në të kaluarën, çdo shtëpi kishte tezgjah”
Dönmez për Anadolu se ata thurin të gjitha produktet e tyre, nga mbulesat e tavolinave të kafesë te perdet, nga veshjet te qilimat, me fije 100 për qind nga pambuku.
Duke vënë në dukje se çdo shtëpi kishte një tezgjah Erfe tha: “Kur paraardhësit tanë shkonin diku, ne futeshim fshehurazi dhe endnim në tezgjah. Edhe nëse nuk mund ta bënim, përpiqeshim, dhe kështu mësoja çdo hap. Kur gjyshes sime i pëlqente ajo që bëja, ajo filloi të më linte ta endja vetë. Ajo më mësoi çdo qepje, hap pas hapi, dhe unë i pashë përfitimet më vonë. Gjyshja ime i mësoi nënës sime, dhe ajo e dinte gjithashtu, dhe unë mësova nga të dy brezat”.
Dönmez, e cila deklaroi se endte qilima nga pëlhura kur kthehej nga shkolla fillore, tha se ata endnin të gjitha produktet e përdorura në shtëpi, duke përfshirë qilimat, çarçafët, shamitë, rrobat e kështu me radhë, dhe se në shtëpi nuk hyjnë produkte të gatshme nga jashtë.
Ajo shpjegoi se praktikantët kontribuojnë në të ardhurat e familjes së tyre duke prerë rroba të vjetra dhe duke thurur rroba të reja, dhe se produktet shiten me porosi ose blihen nga turistët që vizitojnë lagjen, të cilët i shohin ato në ekspozitë dhe u pëlqejnë.