[There are no radio stations in the database]

Maqedonci pret në takim homologun e tij zviceran, diskutuan për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve të ushtarëve

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim homologun e tij zviceran, Martin Pfister.

Maqedonci bashkë me homologun e tij kanë diskutuar për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve dhe edukimit të ushtarakëve.

Tutje, ai ka theksuar nevojën e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe NATO duke garantuar stabilitetin e Kosovës dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor.

“Ekzistojnë lidhje të natyrshme mes Kosovës dhe Zvicrës fal diasporës tonë, e cila ka një ndikim të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve tona dhe në zhvillimin e vendit, andaj dhe bashkëpunimi bilateral ndërmjet shteteve tona është i pashmangshëm.Me ministrin Pfister diskutuam për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve dhe edukimit të ushtarakëve, një hap shumë i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve tona të mbrojtjes, ndërsa e njoftova dhe mbi zhvillimet e rëndësishëm që Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka arritur gjatë viteve”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.


[There are no radio stations in the database]