[There are no radio stations in the database]

Xhamia Al-Bahr e epokës osmane në Jaffa qëndron si simbol i trashëgimisë së qëndrueshme

Xhamia Al-Bahr, e njohur nga palestinezët si Arous al-Bahr (Nusja e Detit), mbetet një nga trashëgimitë arkitekturore më të rëndësishme të Perandorisë Osmane në qytetin bregdetar Jaffa, raporton Anadolu.

E ndërtuar gjatë sundimit osman, që zgjati më shumë se katër shekuj në këtë rajon, xhamia është ndër objektet islamike më të vjetra në qytet dhe vazhdon të tërheq vëmendjen për vlerën e saj historike dhe arkitekturore.

E vendosur buzë Detit Mesdhe, Al-Bahr ka shërbyer prej kohësh si vend adhurimi dhe si pikë orientimi për udhëtarët detarë. Pavarësisht ndryshimeve të mëdha në peizazhin politik të rajonit, xhamia e ka ruajtur strukturën origjinale dhe rëndësinë e saj simbolike.


[There are no radio stations in the database]