Francë, emigrantët në çadrat e improvizuara djegin rrobat e tyre për t’u ngrohur

Francë, emigrantët në çadrat e improvizuara djegin rrobat e tyre për t’u ngrohur

Paris

Emigrantët të cilët qëndrojnë në një kamp në veri të Francës ku moti i ftohtë është efektiv, djegin rrobat e tyre për t;u ngrohur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Emigrantët po luftojnë për mbijetesë për shkak të temperaturave të motit të cilat kanë rënë deri në minus 16 gradë në 4 rajone në veri të Francës.

Zyrtarët e organizatës së shoqërisë civile dhe ndihmave humanitare “Utopia 56” e cila ofron ndihmë të rregullt për rreth 500 emigrantët që qëndrojnë në kampin me çadra të improvizuara në pyllin në lagjen Grande-Synthe në zonën North, kanë shprehur se në rajon ka një erë të rëndë plastike dhe se njerëzit djegin rrobat e tyre për t’u ngrohur.

Gjithashtu zyrtarët kanë bërë të ditur se në kamp ndodhet vetëm një depozitë uji por që uji nuk është siguruar për shkak se rubinetat e saj janë të ngrira prej dy ditësh.

Emigrantët synojnë të shkojnë në Britani duke kaluar Kanalin e La Manshit në veri të Francës.