E Premte
09:00E Premte
Emisioni “Freskia e mëngjesit” është fillimi ideal i çdo dite – një frymë pozitive, një buzëqeshje dhe një energji e re që vjen çdo mëngjes tek ju nga RTV Pendimi. Ky emision i përditshëm synon ta bëjë mëngjesin tuaj më të lehtë, më informues dhe më të ngrohtë, duke ju shoqëruar në orët e para të ditës me përmbajtje të larmishme dhe të dobishme për të gjithë familjen.
Lexo më shumë14:30E Premte
“Në Fokus të Ditës” është emisioni ditor që ju sjell informacione të vlefshme, reflektime edukative dhe përmbajtje me vlera të larta fetare e shoqërore.Një hapësirë mediatike ku trajtohen tema aktuale nga jeta e përditshme, trashëgimia islame, ilahite të përzgjedhura, si dhe personalitete të ndryshme që kontribuojnë pozitivisht në shoqëri.Ky emision synon të informojë, të edukojë dhe të afrojë dëgjuesin me vlerat e sinqerta, duke e mbajtur gjithmonë ditën në fokus.
Lexo më shumë20:00E Premte
Emisioni "Afër", është emision që i kushtohet vajzave dhe grave, në veçanti atyre muslimane. Jeta dhe veprimtaria e tyre, gërshetuar me parimet e besimit Islam, do të jenë në fokus të temave që trajton emisioni. "Afër" është vendtakimi i motrave tona, kudo që gjenden ato, në Kosovë, Shqipëri, Evropë, Amerikë apo çdokund nëpër botë. Emisioni "Afër" transmetohet në Rtv-Pendimi, çdo të premte nga ora 21:00, nën moderimin e gazetares, Luljeta Beqiri.
Lexo më shumë