E Diele
09:00E Diele
Edicioni informativ vjen tek ju çdo ditë në orët 09:00, 12:00 dhe 17:00, duke ju sjellë zhvillimet më të fundit dhe informacionet më të rëndësishme nga Kosova, rajoni dhe bota. Në këtë edicion do të gjeni lajme të përditësuara nga fusha të ndryshme, përfshirë politikën, shoqërinë dhe ekonominë, si dhe rubrika të veçanta për sportin dhe parashikimin e motit. Qëndroni me ne për informim të saktë, të shpejtë dhe të besueshëm.
Lexo më shumë10:00E Diele
Emisioni “Horizonti i Diturisë” është format i ideuar për moshat më të vogëla, e që transmetohet çdo të diel, drejtpërtdrejt në Rtv-Pendimi. Përfshirja e materialeve të dobishme, me qëllim mësimi, edukimi dhe orientimi në rrugën e duhur të besimit Islam, janë pikësynimi kryesor i këtij emisioni. Përshtatur për grupmosha të ndryshme, e që të jemi më afër dëgjuesve të rinj, komunikojmë së bashku me fëmijët, të cilët mund të jenë pjesëmarrës në bashkëbisedim për tema të ndryshme, në një formë testimi për njohuritë që kanë, por edhe përfitimin e njohurive të reja. Çdo të diel, ora 10:00-12:00 Moderatore: Luljeta Beqiri Kontakti: Viber: +383 45 471 848 SMS: Dërgo Mesazh
Lexo më shumë20:00E Diele
Emisioni javor “Drita e së Vërtetës” është më shumë se një program fetar – është një udhëtim shpirtëror, një thirrje për reflektim dhe një dritë shprese për çdo zemër që kërkon të vërtetën. Me ligjërimet e tij të qarta, të sinqerta dhe të mbështetura në Kuran dhe Sunet, hoxhë Fadil Musliu ka qenë dhe vazhdon të jetë pranë besimtarëve, duke i udhëzuar me urtësi, durim dhe dashuri për fenë.
Lexo më shumë