[There are no radio stations in the database]

PËRKUJTUESIT E ALLAHUT JANË MË LART NË GRADA

Përkujtuesit e Allahut jo vetëm që i paraprijnë njerëzit, po ata, madje, arrijnë të jenë në gradën e lavdërimit dhe krenimit para melekëve.

Përkujtuesit e Allahut nga besimtarët janë në gradë të lartë, saqë Allahu me ta krenohet para melekëve. Ibën el-Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Mjafton si nder për dhikrin që Allahu me përkujtuesit krenohet para melekëve, ashtu siç erdhi në hadithin që e shënon imam Muslimi[1] dhe e përcjell Muavije, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë se Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, doli një ditë dhe gjeti një grup të shokëve të vet që ishin tubuar dhe i pyeti: “Pse jeni tubuar?” I thanë: “Jemi ulur ta përkujtojmë Allahun, ta falënderojmë që na udhëzoi në Islam dhe na dhuroi këtë mirësi.” U tha: “Për Allahun, a vetëm për këtë shkak jeni tubuar?” I thanë: “Pasha Allahun, vetëm për këtë shkak jemi tubuar.” U tha: “Unë nuk kërkova prej jush të betoheni pse nuk ju besova, mirëpo më erdhi Xhibrili dhe më lajmëroi se Allahu me ju krenohet para melekëve.”[2]

[1] Sahih Muslim (2701).

[2] Medarixh es-Salikin (2/400).

 

Dr. Muhamed Salih el Munexhidi

Nga arabishtja: Irfan Jahiu

(Pjesë nga libri i përkthyer në gjuhën shqipe: DOMETHËNIET DHE  KUPTIMET E DHIKRIT)

 


[There are no radio stations in the database]