
DHIKRI ËSHTË VASIETI I PEJGAMBERIT, LAVDËRIMI DHE PAQJA E ALLAHUT QOFSHIN PËR TË, PËR ATË NJERI QË DISPOZITAT E ISLAMIT I JANË SHTUAR
Abdullah ibn Busr, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se një njeri tha: “O i Dërguari i Allahut! Dispozitat e Islamit më janë shtuar, më trego diçka (të lehtë) që t’i përmbahem asaj.” Tha: “Le të jetë vazhdimisht gjuha jote e njomë nga të përmendurit e Allahut.”[1]
Et-Tibij, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Gjuha e njomë është frazë për lëvizjen e lehtë të gjuhës, sikur thuhet gjuha e thatë për lëvizjen e rrallë të gjuhës. Në këtë rast me lëvizjen e lehtë të gjuhës nënkuptohet përmendja e Allahut e shpeshtë dhe e vazhdueshme.”[2]
[1] Tirmidhiu (3375), shejh Albani e saktësoi.
[2] Delilul Falihin (7/237).
Dr. Muhamed Salih el Munexhidi
Nga arabishtja: Irfan Jahiu
(Pjesë nga libri i përkthyer në gjuhën shqipe: DOMETHËNIET DHE KUPTIMET E DHIKRIT)