[There are no radio stations in the database]

AGJËRIMI DHE DUAJA

AGJËRUESI E KA NJË LUTJE TË PRANUAR

Agjërimi është shkak për t’u pranuar lutja. Për këtë arsye fjalët e Allahut: “Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër, u përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua.” (El-Bekare: 187), erdhën në mes të ajeteve të agjërimit dhe rregullave të tij. Ky është një tregues për ne që të përpiqemi në lutje e, në veçanti, në kohën e iftarit.

E paramendoje tani se si mund të jetë gjendja kur lutja bëhet në orët e fundit të ditës së xhuma (qëllimi është para se të perëndojë dielli ditën e xhuma)?!

SA KOHË E VOLITSHME PËR T’U PRANUAR LUTJA

Sa kohë e volitshme për lutje është koha kur afrohet iftari në ditën e xhuma, i drejtohesh Allahut me shpirt të thyer nga uria dhe etja e i përulur e shpreson mëshirën e Tij dhe ke frikë nga dënimi i Tij. Shpreson në Allahun ta pranojë lutjen dhe, njëkohësisht, ke drojë që po ta refuzon. Në vetmi zemra e përmend Allahun, syri loton dhe gjuha me këmbëngulje i shqipton Emrat dhe Cilësitë e Allahut, Atij i lutet me frikë dhe shpresë: “Vërtet, mëshira e Allahut është afër punëmirëve.” (El-Earaf: 56)

RIKUJTIM

Gjendemi në kohën kur pranohen lutjet, është ditë e madhe dhe muaj i bekuar. E fillojmë duanë duke e falënderuar dhe e lavdëruar Allahun, pastaj dërgojmë salavate për Pejgamberin ﷺ dhe kthehemi kah Kibla duke qenë me abdes me duar të ngritura. Gjatë lutjes i drejtohemi Allahut me plot sinqeritet, me këmbëngulje, me përulje dhe me fjalë e dua gjithëpërfshirëse.

Pejgamberi ﷺ thotë: “Me të vërtetë Allahu është i Turpshëm dhe Bujar. I vjen turp t’ia kthejë robit duart bosh (pa përgjigje), kur robi i ngre duart dhe i lutet Atij.”

Muhamed el Munexhidi

Nga arabishtja: Irfan JAHIU


Vazhdo leximin

[There are no radio stations in the database]