[There are no radio stations in the database]

DHIKRI ËSHTË BEREQET DHE MIRËSI

Allahu thotë: “(Kujtoje) kur Zoti juaj kumtoi: “Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t’jua shtoj edhe më shumë begatitë e Mia; por, nëse ju i mohoni mirësitë e Mia, (atëherë dijeni se) dënimi Im është i rëndë”.” (Ibrahim: 7)

Enes ibn Malik, përcjell se Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, ka thënë: “Allahu është i kënaqur me robin që e ha një kafshatë dhe për të e falënderon Allahun, ose e pi një gllënjkë dhe për të e falënderon Allahun.”[1]

Kjo vlen për çdo ushqim që e ha ose pije që e pi. Në këto raste ai e rikujton se kush i ka dhënë risk, ushqim dhe pije, andaj e kujton me falënderim dhe lavdërim, duke e ndier në zemër madhështinë e Allahut.

Përmendja e Allahut e sjell bereqetin, e mbron njeriun nga pushtimi i shejtanit dhe nga pjesëmarrja e tij në ushqim dhe pije. Xhabir ibn Abdullah, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell të ketë dëgjuar Pejgamberin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, të ketë thënë: “Kur hyn njeriu në shtëpinë e tij dhe e përmend Allahun gjatë hyrjes dhe gjatë ngrënies, shejtani thotë: s’keni vend për të fjetur dhe as darkë për të ngrënë, kurse, nëse hyn dhe nuk e përmend Allahun, shejtani thotë: gjetët vend për të fjetur e, nëse nuk e përmend Allahu gjatë ngrënies, shejtani thotë: gjetët darkë për të ngrënë dhe vend për të fjetur.”[2]

[1] Muslimi (2734)

[2] Muslimi (2018).

 

Dr. Muhamed Salih el Munexhidi

Nga arabishtja: Irfan Jahiu

(Pjesë nga libri i përkthyer në gjuhën shqipe: DOMETHËNIET DHE  KUPTIMET E DHIKRIT)


Vazhdo leximin

[There are no radio stations in the database]