Lajme
Page: 106
Ministri i Ministrisë së Haxhit dhe Umres së Arabisë Saudite, Teufik bin Feuzan bin Rebiah, i ka dërguar një letër kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, nëpërmes së cilës njofton gjithë besimtarët myslimanë të Kosovës, se organizimi i shkuarjes në haxh i takon vetëm institucionit zyrtar në Kosovë, pra Bashkësisë Islame […]
Mbi 14.000 njerëz janë zhvendosur nga rajoni i Kharkivit të Ukrainës në dy javët e fundit pasi përleshjet midis forcave ruse dhe ukrainase janë intensifikuar, tha sot përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Ukrainën, Jarno Habicht, raporton Anadolu. Duke folur në një konferencë shtypi në Gjenevë, e cila u transmetua drejtpërdrejt nga Kievi, […]
Rripi i Gazës po përjeton një “katastrofë mjekësore”, tha zëvendëskoordinatori mjekësor organizatës Mjekët pa Kufij (MSF) në Gaza, Muhammad Abu Mugaysib. Në një deklaratë për Anadolu, Mugaysib tha se në Rafah kanë mbetur vetëm dy spitale fushore. “Këto spitale nuk mund të plotësojnë as mungesat dhe nevojat e njerëzve. Ajo që na nevojitet nuk janë […]
Bashkimi Evropian (BE) tha se 31 nga 36 spitalet në Rripin e Gazës janë dëmtuar ose shkatërruar që nga 7 tetori 2023 e deri më tani dhe bëri thirrje për përfundimin e sulmeve ndaj objekteve shëndetësore të cilat janë jetike për civilët, transmeton Anadolu. Në një deklaratë të përbashkët me shkrim nga Përfaqësuesi i Lartë […]
Qytetarët e 11 komunave do të mund t’i shfrytëzojnë edhe pesë ditë që të regjistrohen. Pas shtyrjes së afatit për regjistrimin e popullsisë për disa komuna qytetarët e vendit do të mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi deri më 24 Maj. Por, cili është plani i veprimit për periudhën e regjistrimit shtesë deri më 24 maj. […]
Kosova dhe SHBA-ja kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja, raporton Anadolu. Marrëveshja u nënshkrua në Presidencën e Kosovës nga presidentja kosovare, Vjosa Osmani dhe nënsekretarja e SHBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, e cila po qëndron për vizitë në Kosovë. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, presidentja Osmani tha se […]
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka paraqitur në Samitin konsultativ të ulemave myslimanë në Stamboll, kumtesën e tij me titull “Ndërtimi i ndërgjegjes së ymetit përballë sfidave bashkëkohore”. Ai në fjalën e tij tha se, individët, komunitetet dhe vendet sot po përballen me sfida të ndryshme, të cilat po prekin […]
Ushtarët turq që shërbejnë në kuadër të Forcës Paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) vazhdojnë aktivitetet e tyre për të garantuar sigurinë në vend, raporton Anadolu. Në kuadër të turit mediatik të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Türkiyes, një grup gazetarësh nga Türkiye vëzhguan aktivitetin patrullues të komandove turke në pikën zero të […]
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është dërguar në spital pasi u qëllua me armë dhe mbeti i plagosur, transmeton Anadolu. Sipas agjencisë së lajmeve TASR, incidenti ndodhi kur një sulmues qëlloi disa të shtëna para Shtëpisë së Kulturës në qytetin qendror Handlova, ku po mbahej një mbledhje e qeverisë. Agjencia TASR raportoi se sulmuesi u […]
Është hapur në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, edicioni i 23-të i Panairit Ndërkombëtar “EXPOKOS”, raporton Anadolu. Ky panair i cili për 23 vjet nxit rritjen dhe inovacionin në sektorët e ndërtimit, energjisë, makinerisë, mbrojtjes e sigurisë, promovon bashkëpunimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili mori pjesë në hapjen […]