Zbulohet një formë e re e materies

Pothuajse 50 vjet pas krijimit të teorisë së parë për ekscitoniumin, fizikantët përfundimisht arritën të gjejnë fakte për ekzistimin e kësaj forme të materies, shkruan Daily Mail.

Ekscitonium përbëhet nga grimca të quajtura ekscitone, të cilat përbëhen nga elektronet e ikura dhe zbrazëtirat që ata lënë pas vetes, transmeton KosovaPress.

Në eksperimentet e fundit, hulumtuesit patën rastin të vëzhgojnë këtë materie dhe fazën e saj të prekursorit, gjë që konsiderohet si një fakt jo i rëndësishëm për ekzistencën e saj.

Për të gjetur formën e re të materies, shkencëtarët kanë zhvilluar një teknikë të re të quajtur spekstoskopia EEL. Termi “ekscitonium” është përmendur në vitin 1960 nga fizikanti teorik Bert Halperin nga Harvardi, ndërsa fizikantët që nga atëherë tentojnë që të dëshmojnë ekzistimin e saj.

Zbulimi i ri do të duhej të ofrojë përgjigje në shumë çështje nga fusha e fizikës kuantike.