Tani para Kongresit Botëror Mobil, është shumë e natyrshme të shohim modele të reja të pajisjeve mobile që do të paraqiten edhe zyrtarisht në ngjarjen më të madhe të teknologjisë mobile në Evropë.
E fundit është kompania Sony e cila më herët e pati bërë një publikim të shkurtë të Xperia Z4 Tablet në Sony Xperia Lounge Android, por të cilin e pati tërhequr më pas.
Xperia Z4 Tablet do të vijë me ekranin prej 2K, procesorin ultra të shpejtë Snapragon 810 dhe baterinë më të mirë në industri, siç thotë Sony.
Dizajni i Xperia Z4 Tablet pritet të jetë shumë i ngjashëm me atë të Xperia Z3 Compact, por ekrani më i madh, 10” do ta bëjë dallimin bashkë me cilësinë 2K.
Përveç tabletit, në kongres Sony pritet të zbulojë edhe disa produkte të tjera. (Telegrafi)