IMG_0152

Solidaritet dhe Lutje për Palestinën: Nënkuptimi i një Kohe të Vështirë” për të pasqyruar mesazhin tuaj të solidaritetit dhe lutjes për situatën në Palestinë.

Të nderuar vëllezër dhe motra!
Sigurisht se edhe ne, si çdo musliman, jemi duke përcjellur se çfarë është duke ndodhur këto ditë në Gaza të Palestinës, andaj po shkruajmë pak rreshta:
Së pari themi se “Të Zotit jemi dhe se te Zoti do të kthehemi.”
Pastaj themi se, ne si muslimanë jemi kundër çdo dhune, jemi kundër vrasjes së grave dhe fëmijëve, madje edhe në luftë, çfarëdo përkatësie fetare apo etnie qofshin ata. Njerëzit e kanë shenjtërinë e tyre, shprtin e tyre ka të drejtë t’ua marrë vetëm Allahu.
E tërë bota këto ditë është duke parë se çfarë është duke ndodhur në Palestinë:
– Ndërprerja e ujit dhe rrymës nga qytetarët është e ndaluar në të gjitha konventat ndërkombëtare si në paqe, ashtu edhe në luftë.
– Sulmet e pakontrolluara kundër popullatës, vrasja e civilëve, grave e fëmijëve është vepër e ndaluar në të gjitha fetë qiellore. Deri tani ka mbi 3500 të vdekur, rreth 500 gra dhe rreth 700 fëmijë. Ndërsa të plagosur ka mbi 13500 veta.
– Kulmi i saj është: sulmi i një spitali në qytetin e Gazës ku aty mbetën të vrarë mbi 500 veta, shumica e tyre gra dhe fëmijë. Këtë sulm të qëllimshëm e pranuan edhe vetë izraelitët. Të gjitha këto sulme po bëhen me pretekst se po luftohet një grup terroristësh.
– Një veprim të tillë fatmirësisht janë duke e dënuar shumica e vendeve të botës, me përjashtim të disa shteteve.
Kjo më së paku i bie përdorim i standardeve të dyfishta, për dikë ‘nënë’ e për dikë ‘njerkë’ siç thotë një fjalë e urtë popullore. Ne kemi përjetuar vetë luftën si popull kosovar, e dimë mirë se çfarë do të thotë të vriten gra e fëmijë, e dimë se çfarë do të thotë të hakmerresh në civilë të pafajshëm.
Burrat e mëdhenj kanë parime, janë burra, të zezës i thonë “të zezë” por edhe të bardhës “të bardhë”, ashtu që derdhja e gjakut të pafajshëm, vrasja e grave dhe fëmijëve është vrasje, është krim pavarësisht nga kush është dhe kush janë ata fëmijë apo civilë. Nuk është gjaku i hebrenjëve më i shenjtë sesa gjaku i muslimanëve. Nuk kanë çifutët hise më të madhe apo të drejtë më të madhe për të jetuar, sesa palestinezët apo kushdo qoftë tjetër. Që moti është duke u bërë thirrje që në atë vend të jetojnë dy popuj me dy shtete, atë palestineze dhe atë izraelite, por ajo ende nuk është implementuar.
Ne si popull jemi të vegjël, jemi larg Palestinës dhe në përgjithësi lindjes së mesme.
Ne kemi plotë telashe tonat të cilat nuk po mund t’i zgjidhim, e lëre më të ndërhyjmë në problemet e shteteve tjera, por kur syri sheh keq, zemra lëndohet dhe syri loton e gishtat e dorës shkruajnë diçka, qoftë edhe dy apo tre rreshta si një lloj solidarizimi me vëllezërit tanë muslimanë atje, në veçanti kur tani më nuk ka mbetur kush në botë thuajse pa folur rreth kësaj çështjeje dhe kur sytë e tërë botës janë drejtuar drejt atij vendi të bekuar, vendi të Pejgamberëve, vendi të kibles së parë të muslimanëve, vendi të shtëpisë së shenjtë Mesxhid El-Aksa, e cila është xhamia e dytë e ndërtuar pas Qabes së bekuar.
Ndaj t’i shoqërojmë ata njerëz me lutje e dua, natën dhe ditën, që Allahu t’i mëshirojë të vdekurit e tyre, t’i shërojë të sëmurit e tyre dhe të jetë me ta e jo kundër tyre. Amin! “Allahu nuk ngarkon përtej mundësisë.” Bekare: 287
Mund të jetë kjo edhe një shenjë e Kijametit, e që shenjat e vogla po na dalin të reja për çdo ditë thuajse, si përhapja e fitneve, vrasjet e shumta dhe të tjera.
Allahu, fundin e sjelltë të mirë sepse ky mund të jetë vetëm një fillim, ndërsa fundin e di vetëm Allahu i Lartësuar.