Si t’ju ndihmojë Muhammedi a.s. gjatë edukimit të fëmijëve tuaj?!

Shkretëtira ka siguruar ambient të përsosur për të Dërguarin salAllahu alejhi ue sel-lem, për t’i mësuar aftësitë jetësore të përgjegjësisë dhe komunikimit me të tjerët. Përkundër nxehtësisë së pamëshirshme dhe vështirësive në jetë, ajo i dhuroi një hapësirë më të mirë për zbrazjen e energjisë nga rrugët e ngushta dhe të ngarkuara të Mekës.

Mund të supozojmë se Muhammedi i ri në shkretëtirë ka punuar punë të ndryshme shtëpiake, si për shembull mbajtja e ujit, kujdesi për bagëtinë, ndihma në ngritjen dhe vendosjen e çadrës, ndihma e të moshuarve dhe miqve, dhe me siguri në atë mënyrë ka zhvilluar aftësitë e bashkëpunimit, ndarjes dhe shqetësimit për të tjerët.

Jeta nomade nënkupton të qenët gjithnjë në lëvizje, ngritjen e çadrave, kujdesi për bagëtinë, gostitja e karvanëve në kalim e sipër dhe hulumtimet për vende më të sigurta. Të gjitha këto aktivitete ishin emocionuese për Muhammedin e ri dhe mundësinë për ta ndërtuar karakterin e tij.

Ekziston lidhje e drejtpërdrejtë mes aktivitetit fizik të fëmijës dhe fitimit të aftësive; fëmijët që janë fizikisht aktivë kanë tendencë të jenë personalitete shoqërore, si dhe të marrin rolet e udhëheqësve më shumë se ata që janë më pak aktivë. Mos e kufizoni lëvizjen e fëmijëve tuaj dhe mundësoni për ta një mjedis të përshtatshëm që do t’i inkurajojë ata që të jenë fizikisht aktivë.

Si mund t’ju ndihmojë Muhammedi i ri salAllahu alejhi ue sel-lem, gjatë edukimit të fëmijëve tuaj?

Muhammedit të ri salAllahu alejhi ue sel-lem, shkretëtira ia mësoi vetëkontrollin dhe disiplinën në mjedis përplot mundësi për lojë dhe argëtim.

Fëmija juaj

Siguroi atij një mjedis ku do ta përmirësojë sjelljen pa kërcënime apo dënime. Mundësoi sa më tepër lojëra, meqë ajo paraqet mënyrën e mësimit tek fëmijët.

Muhammedi i ri salAllahu alejhi ue sel-lem

Shkretëtira ia mundësoi për të bashkëvepruar me njerëzit dhe ia forcoi aftësinë e tij për të shprehur veten dhe për të komunikuar.

Fëmija juaj

Ndihmoje atë që ta dojë leximin. Lexoni tregime dhe dëgjoni me kujdes.

 

Autor: Dr. Hisham el-Ivedi
Përktheu: Lutfi Muaremi