RTV Pendimi këtë vit bën 15 vite që nga themelimi i tij si Medium, që nga atëherë në çdo formë të mundshme është përhapur fjala e Allahut xh.sh prej së cilës synohet ndërgjegjësimi i popullit shqiptarë
Qysh atëherë në kutinë e sugjerimeve të mediumit kanë arritur kërkesa për të pasur në këtë medium moderatore nga gjinia femërore, mirëpo për arsye të ndryshme një gjë e tillë nuk është realizuar.
Dhe tani me fillim të vitit 2021, u mundësua që emisione e projekte të ndryshme të zhvillohen nga moderatore.
Për të gjithë ndjeksit e platformës RTV Pendimi ju njoftojmë që nga e hëna në të premten emsioni “Freskia e Mëngjesit” vie tek ju nën moderimin e Aida Maloku-t.
Aida është 22 vjeçare, nga Prishtina, ka përfunduar Fakultetin e Studimeve Islame niveli bachelor në Prishtinë dhe Psikologji Aplikative dhe Studime Menaxheriale – poashtu niveli bachelor – në kolegjin ‘Dardania’.
Dhe së fundmi ka shprehur dëshirën të bëhet pjesë e platformës RTV Pendimi për të shfrytëzuar energjinë për dawe edhe në këtë formë dhe për të zhvilluar edhe më shumë dritaren e madhe e cila ofron një pejsazh të bukur të Islamit, të quajtur RTV Pendimi.
Lusim Zotin fuqiplotë të jetë një hap i dobishëm dhe i frytshëm dhe të na shtojë sukseset.