《Disa Vepra tё cilat shpёrblehen sikur haxhi》

Pёr ata tё cilёt nuk patёn mundёsi me bёrё haxhin kёtё vit ju
prezantoj: 《Disa Vepra tё cilat shpёrblehen sikur haxhi》

1) Qёndrimi nё xhami pёr dhikr (Pёrmendje tё Allahut) pas namazit tё
sabahut dhe namazi i dy rekateve pas ngritjes se diellit (pak pas
lindjes);

Transmetohet nga Enes ibn Malik radij Allahu anhu se i Dёrguari
(sal-Allahu alejhi we sel-lem) ka thёnё:“ Kush e falё sabahun me xhemat
pastaj qёndron duke i bёrё dhikr (Pёrmendje) Allahut derisa tё linde
dielli e pastaj i falё dy rekate namaz (vullnetar) ёshtё pёr tё sikur
shpёrblimi i njё haxhi dhe umre tё plotё, tё plotё, tё plotё“. (Shёnon
Tirmidhiu dhe Shejh Albani e konsideron hadithin; hasen/ tё mirё)

2) Prezantimi i mexhliseve (tubimeve) tё dijёs nё xhami;

Transmetohet nga ebu Umameh radij Allahu anhu se i Dёrguari (sal-Allahu
alejhi we sel-lem) ka thёnё:” Kush del pёr nё xhami dhe nuk dёshiron
asgjё tjetёr pёrveqse qё tё mёsoj dicka tё hajrit apo t`ua mёsoj tё
tjerёve, ёshtё sikur shpёrblimi i njё haxhi tё plotё”. {Shёnon
Tabarani dhe Shejh Albani e konsideron hadithin: hasen/tё mirё}

3) Kryerja e namazeve obligative nё xhami;

Transmetohet nga Ebu Umameh radij Allahu anhu se i Dёrguari (sal-Allahu
alejhi we sel-lem) ka thёnё: “Kush shkon pёr namaz obligativ me xhemat
ёshtё sikur njё haxh-xh e kush shkon pёr namaz nafile (vullnetar)
ёshtё sikur njё umre vullnetare”.

{Shёnon Tabarani dhe Shejh Albani e
konsideron hadithin; hasen/ tё mirё}

4) Umre nё Ramazan;

Transmetohet nga Ibn Abbasi radij Allahu anhu se i Dёrguari (sal-Allahu
alejhi we sel-lem) ka thёnё:“ Njё umre ne Ramazan ёshtё sikur njё haxh
ose haxh me mua“. {Buhari dhe Muslim}

5) Mirёsia ndaj prindёrve;

Transmetohet nga Enesi radij Allahu anhu:“ Erdhi njё burrё tek i
Dёrguari (sal-Allahu alejhi we sel-lem) dhe i tha“ :“ Un me tё vёrtetё
dёshiroj tё shkoj nё xhihad (pёr tё luftuar nё rrugё tё Allahut
subhaneh) mirёpo nuk kam mundёsi pёr kёtё!“ I Dёrguari (sal-Allahu
alejhi we sel-lem) i tha:“A ka mbetё dikush prej prindёrve tё tu?“
Tha:” Nёna!” Pastaj i tha Pejgamberi (sal-Allahu alejhi we
sel-lem) :”Kije frikё Allahun nё sjelljen ndaj saj (ose kije frikё
Allahun nё tё) e nёse vepron kёshtu ti do tё jesh haxhi (Pelegrinazh),
umrexhi po edhe muxhahid (luftёtarё nё rrugёn e Allahut)

Pёrgatiti: Shejh Halid ibn Abdulaziz el Batilij

Pёrktheu nga arabishtja dhe pёrshtati: Hoxhё Ardian Elezi