NËSE ALLAHU E DO NJË POPULL, E SPROVON ATË!

HUTBE:

NËSE ALLAHU E DO NJË POPULL, E SPROVON ATË!

Allahu,- xhele ue ala!,- ka thënë:

مَا أَصَابَ مِنْ مُصِيبَةٍ إِلَّا بِإِذْنِ اللَّهِ ۗ وَمَنْ يُؤْمِنْ بِاللَّهِ يَهْدِ قَلْبَهُ ۚ وَاللَّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ
Çdo sprovë që të godet, është me lejen e Allahut.
E ai që i beson Allahut, ia udhëzon (në rrugë të drejtë) zemrën e tij.
Allahu di mirë çdo gjë.”
(Et Tegabun: 11).

مَا أَصَابَ مِنْ مُصِيبَةٍ فِي الْأَرْضِ وَلَا فِي أَنْفُسِكُمْ إِلَّا فِي كِتَابٍ مِنْ قَبْلِ أَنْ نَبْرَأَهَا ۚ إِنَّ ذَٰلِكَ عَلَى اللَّهِ يَسِيرٌ.
لِكَيْلَا تَأْسَوْا عَلَىٰ مَا فَاتَكُمْ وَلَا تَفْرَحُوا بِمَا آتَاكُمْ ۗ وَاللَّهُ لَا يُحِبُّ كُلَّ مُخْتَالٍ فَخُورٍ

” S’ka mjerim – sprovë(fatkeqësi) që e godet Tokën dhe juve, përveç asaj që ëshë shënur më parë në Libër, – kjo për Allahun, me të vërtetë, është lehtë!
Për të mos u dëshpëruar për atë që ju ka kaluar, por edhe për të mos u gëzuar së tepërmi për atë që Ai ju ka dhënë juve, Allahu nuk i don lavdëruesit dhe vetmburrësit.”
(El Hadid: 22-23).

وَلَنَبْلُوَنَّكُمْ حَتَّىٰ نَعْلَمَ الْمُجَاهِدِينَ مِنْكُمْ وَالصَّابِرِينَ وَنَبْلُوَ أَخْبَارَكُمْ.
” Ne do t’ju në sprovë ju, derisa t’i njohim ata midis jush, që luftojnë (në rrugën e drejtë) dhe durojnë, e derisa të provojmë ato që thuhen për veprat tuaja.”
(Muhamed: 31).

Sa’d Ibn Ebi Vekasi, radijAllahu anhu, e kishte pyetur Muhamedin, alejhi selam, duke i thënë:
” O i dërguar i Allahut!
Cilët janë njerezit qe sprovohen me shume?
Ai, salallahu alejhi ue selem, i tha: Profetet, pastaj njerezit e mire e keshtu me radhe.
Njeriu sprovohet sipas besimit te tij.
Nese besimin e ka te forte, i shtohen sprovat.
E nese besimin e ka te dobet, i lehtesohen.
Sprovat do te vazhdojne ta ndjekin nje rob, derisa te ecë mbi siperfaqen e tokes pa asnje mekat.”
(Ahmedi, Ibn Maxhe dhe Tirmidhiu).

Enesi, radijAllahu anhu, transmeton se Muhamedi, alejhi selam, ka thënë:
” Nëse Allahu e do një popull, e sprovon
Kush e pranon, kënaqësi do të ketë, kush e refuzon, pakënaqësi do të ketë.”
(Tirmidhiu).

Enesi, radijAllahu anhu, transmeton se Muhamedi, alejhi selam, ka thënë:
” Kur Allahu ia do të mirën robit të Tij, ia shpejton ndëshkimin në këtë botë.
Kur ia do të keqen një robi, e fikëson pas mëkateve derisa të jap llogari Ditën e Kiametit.”
(Timridhiu).

Muhamedi, alejhi selam, ka thënë:
” Është për t’u çuditur me çështjen e besimtarit, çdo gjë është në favorin e tij dhe kjo nuk është veçse për besimtarin.
Nëse i jepet diçka e gëzueshme, ai është mirënjohës dhe kjo është në favorin e tij.
Nëse i bie një fatkeqësi, ai bën durim dhe kjo është në favorin e tij.”
(Muslimi).

Muhamedi, alejhi selam, ka thënë:
” Nëse te godet diçka e pakëndshme, mos thuaj sikur të kisha vepruar kështu e ashtu, por thuaj: Caktimi i Allahut, Allahu bën ç’të dojë.”
( Muslimi).

Muhamedi, alejhi selam, ka thene:
” Pas vuajtjes vjen zgjidhja, pas durimit vjen fitorja dhe pas veshtiresisë vjen lehtesimi.”
(Imam Ahmedi dhe Tirmidhiu).

Muhamedi, alejhi selam, ka thënë:
” Askush të mos vdesë veçse duke pasur mendim të mirë për Zotin e tij.”
(Muslimi).

Muhamedi, alejhi selam, ka thënë:
” Luteni Zotin duke qenë të sigurtë se Ai do u përgjigjet lutjeve tuaja.”
( Ahmedi, Tirmidhiu dhe Hakimi).

Komentim i përgjithshëm:
Të nderuar xhemat:
Hallet dhe telashet janë një sfidë me të cilat ne përballemi sot.
Mirëpo, ne si musliman nuk duhet të dorëzohemi dhe të humbim shpresat në tejkalimin e sprovave me sukses.
Nuk duhet të lejojmë që shejtani të na fus dyshime të ndryshme në lidhje me mëshirën dhe rahmetin e Allahut, ngase sprovat janë pastrim nga mëkatet për besimtarin.
Nuk ka njeri që nuk është i sprovuar, mirëpo ajo që ndryshon është lloji i sprovës.
Nuk duhet të harrojmë se Allahu përmes sprovave, na dhuron mirësi dhe falje mëkatesh, sepse Allahu i sprovon ata që i do.
Sprovat dhe telashet janë mirësi, nëse ne i konsiderojmë ato si të tilla, andaj ne duhet të durojmë dhe të kërkojmë ndihmën e Allahut në tejkalimin e tyre me sukses.

Çka përfitojmë dhe mësojmë nga kjo hytbe e shkurtër;

1. Sprovat në këtë botë janë pastrim për shpirtin dhe mëshirë për robin e Allahut.
2. Besimtari kur sprovohet nuk duhet ta privojë veten e tij nga buzëqeshja, as gjuhën e tij nga bisedat e këndshme me vëllezërit e tij musliman ose me familjarët.
3. Besimi tek caktimi i Allahut(gjatë çastit të sprovës dhe çdoherë) e mbush zemrën me kënaqësi dhe lumturi.
4. Pejgamberët janë njerëzit që më së shumti sprovohen, e pastaj njerëzit e mirë me radhë.
5. Nëse besimi i njeriut është i fortë, sprovat janë më të rënda, e nëse besimi i tij është i lëkundër, sprovat i lehtësohen.
6. Sprovat për besimtarin shihen si pastruese të mëkateve dhe ngritje të gradëve dhe si zahire për botën tjetër.
7. Shpirti i besimtarit të lidhur me Allahun, ambientohet me situatat(sprovat) sado të vështira qofshin ato.
8. Besimtari obligohet të ketë mendim të mirë për Allahun, qoftë në mirëqenie ose gjatë sprovave.
9. Besimtari duhet ta lus Allahun ta forcojë dhe udhëzoj në rrugën e vërtetë.
10. Besimtari duhet ta dijë se asgjë nuk ndodh pa lejen e Allahut, dhe se çdo gjë që ndodh është e shkruar tek Allahu.

Përgatiti:
Suad B. Shabani
Preshevë: 21.01.2015