NDRYSHIMI ËSHTË TRADITA E JETËS !

10Më pëlqeu përgjigja e një njeriut të urtë kur u pyet se: Çfarë është e rëndë dhe çfarë është e ashpër?!

U përgjigj: E rëndë është të humbësh çdo gjë për hir që ta përfitosh një person, kurse ajo më e rënda dhe e ashpra, është që ky person të braktis, dhe ta rikujtosh se e braktise çdo gjë për hir të tij!

Nëse jeta të dha një sebep që të pikëllohesh, preke zemrën tënde dhe buzëqesh. Rikujto se brenda vetes e posedon një thesar, që nuk blihet dhe nuk përcaktohet me të holla.

Dashuria dhe mirësia dhe butësia, e bëjnë atë që të braktisi dhe të humbi, të shpreson që të kthehet, kurse ai që nuk të njeh, të ëndërron të bëhet sikurse ti.

Në jetë mundemi të gjejmë lumturinë, por atë ta pasojnë brengat dhe pikëllimi. Lumturia mundet të na zgjat një periudhë dhe papritmas të na vjen ngushtimi. Kjo mundet të bie shkak që të ndryshohet jeta dhe të ndryshojnë njerëzit. Disa të shkojnë e disa të tjerë të vijnë.

Njerëzit ndryshojnë dhe ne mendojmë se jemi të vetmit të sinqertit që nuk i ndryshojnë ditët. Në realitet, ne jemi sikurse ditët, të gjithë i shëmbëllejmë njëri-tjetrit. Ndryshohemi sikurse ato dhe asgjë nuk mbetet sikurse është.

Ndryshimi është tradita e jetës, mirëpo, me rëndësi është që ky ndryshim të jetë ndryshim për ka e mira!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU