KUROJE SHPIRTIN NGA FJALËT E NJERËZVE !

1. Ti je më i mirë se sa të ngushtohet gjoksi yt, apo të keqkuptohet kuptimi yt, apo të komentohet vepra yte si me mendjemadhësi, ti je më i mirë me injorimin tënd i të gjithë atyre që duan të fëlliqin pastërtinë e jetës tënde!

2. Mësova që mos t’i besoj atij që flet për njerëzit, sepse ai do t’i flet njerëzve për mua!!

3. Nëse do të jetosh i qetë në jetën tënd, largohu nga ata që kur kanë nevojë për ty të gjejnë, e kur ke nevojë për ta nuk i gjen!

4. Mos tento të jesh njeri që nuk gabon, po bëhu njeri i cili mëson nga gabimet e veta!!

5. Mos interesimi yt rreth mendimeve e të tjerëve për ty, konsiderohet fshehtësi nga fshehtësitë e lumturisë!

6. Nëse njerëzit flasin keq për ty, thuaj ashtu si tha Hasan el Basriu: mirë se vjen me një të mirë që nuk e veprova, e as për të nuk u mundova, e as në të që depërtoi mahnitja e as dyfytyrësia!!

7. Urtësinë më të mirë që mundesh ta marrish në jetë.. të mos intereson ajo që flitet për ty! Ti e din se kush je, dhe Allahu e din gjendjen dhe qëllimin tënd, mos pakëso asgjë nga vlerat e tua për t’i shfajësuar veprimet e tua!! Fshehtësia e dështimit në jetë është të tentosh t’i kënaqsh të gjithë!

8. Jeta e cila udhëhiqet nga mendja yte, është shumë më e mirë nga jeta e cila udhëhiqet nga fjalët e njerëzve!!

9. Njerëzit i ndryshojnë fytyrat e tyre për çdo ditë.. për këtë arsye mos e kërko vlerën tënde në fytyrat e njerëzve!!

10. Kulmi i besimit.. të heshtsh atëherë kur të tjerët tallen me ty, ngase ti e din se kush je ti, e kush janë ata!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU