thumbs_b_c_b7ec063551fc6bc8d02d60a86e6fb770

Kreu i NATO-s, Stoltenberg dënon sulmin terrorist në Ankara

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dënoi fuqimisht sulmin terrorist në Ankara dhe theksoi se NATO solidarizohet me Türkiye-n në luftën kundër terrorizmit, transmeton Anadolu.

Stoltenberg përmes platformës së medias sociale X dha një deklaratë lidhur me sulmin terrorist në Ankara.

Duke vënë në dukje se dënon fuqimisht sulmin, Stoltenberg iu uroi shërim të shpejtë policëve të plagosur.

“NATO është në solidaritet me Türkiye-n në luftën kundër terrorizmit”, tha Stoltenberg.