Ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Türkiyes, Yaşar Güler, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, ka zhvilluar takim në bazën e Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), transmeton Anadolu.
Ministri Güler është pritur nga komandanti i ri i KFOR-it, Özkan Ulutaş, i cili e informoi ministrin për aktivitetet e KFOR-it.
“Komandanti i KFOR-it, Ulutaş, e informoi mysafirin e tij të shquar për situatën e përgjithshme brenda rajonit dhe për aktivitetet aktuale të KFOR-it në zonën e tij të operacioneve”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Gjatë ditës, Güler u prit në takim edhe nga homologu i tij kosovar, Ejup Maqedonci, ndërsa po ashtu zhvilloi takim edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.