Minatorët e minierës “Trepça” në veri të Kosovës kanë ndërprerë grevën e nisur më 24 tetor, transmeton Anadolu.
Pas 10 ditësh në grevë të kaluara me vështirësi shëndetësore dhe në ambient me rreth 700 metra thellësi nën sipërfaqen e tokës, minatorët i dhanë fund grevës duke arritur një marrëveshje me institucionet shtetërore të Kosovës.
Siç mësohet, minatorët arritën marrëveshje mbi kushtet e tyre në orët e para të ditës së premte.
Kërkesat e minatorëve që nga hyrja e tyre në grevë e tyre janë: pagesat e pagave të ekzekutohen nga data 6 deri në datën 10 të çdo muaji pune; shkarkimi i menaxhmentit; sigurime shëndetësore dhe kushte më të mira të punës.
E themeluar në fillim të shekullit të 20-të, “Trepça” ishte ndër kompanitë më të mëdha në ish-Jugosllavi dhe ndër minierat më të mëdha të xehes së plumbit, zinkut dhe argjendit në Evropë, me mbi 20 mijë punëtorë. Në vitet e fundit, Trepça përballet me vështirësi ekonomike për shkak të mungesës së investimeve dhe uljes së prodhimit.