KJO ËSHTË SHOQËRI QË NUK E DUAN NJËRI-TJETRIN PËR INTERES!

Në të kaluarën ishte një djalë me pasuri të madhe, prindi i të cilit ishte tregtar i diamanteve dhe perlave, dhe në mesin e shokëve të vet kishte respekt të veçantë dhe pozitë që nuk e kishin të tjerët.

Kaluan ditët dhe gjërat u ndryshuan! Prindi ndërroi jetë dhe familja u varfërua tepër, djali e humbi biznesin dhe pasurinë që e kishte! Filloi t’i kërkon shokët e vjetër që t’i dalin në krahë dhe t’i ndihmojnë.

E mësoi se një ndër shokët më të mirë që e kishte në të kaluarën, e që e donte dhe që i ndihmonte, ishte bërë pasanik i madh dhe jetonte me një vilë të madhe. U nis drejt tij me shpresë që ta punëson apo t’i ndihmon, dhe kur arriti te dera e vilës, e priti shërbëtori dhe, pasi që ia shpjegoi se kush është, shërbëtori menjëherë shkoi dhe e lajmëroi patronin e vet.

Shoku e hapi perden, dhe prej lart e pa se te dera qëndronte një njeri, me rroba të vjetra dhe nga pamja dukej se është i mjerë, dhe nuk shprehi dëshirë ta takon, dhe i tha shërbëtorit shko thuaj se nuk ka kohë ta takon askënd!

Djaloshi u habit tepër se, si është e mundur që shoku më i afërt ta refuzon takimin me të, dhe kjo i dha dhembje të madhe në zemër! E pyeste veten se si është e mundur që gjithë ajo shoqëri të vdes, e ajo dashuri të humb dhe besnikëria të tradhtohet?!

Filloi të largohet nga shtëpia e shokut kokulur, dhe rrugës, i takoi tre veta që në pamje të parë dukeshin se e kërkonin dikë. I pyeti se çfarë kërkojnë, e i thanë se e kërkojmë një njeri me këtë emër dhe mbiemër, dhe ia përmendën emrin e babës së tij!

U tregoi se ai ishte i biri i tij dhe se baba i vet kishte ndërruar jetë para një kohe. U erdhi keq për lajmin që e morën dhe e cekën për prindin e tij se ishte njeri i mirë. I thanë se prindi yt ishte tregtar i diamanteve, dhe tek ne e patë lanë një amanet, një qese me diamante!! Djali nga habia mbeti i shtangur!

Ia dhanë qesen në dorë dhe u larguan. Djali ende nuk besonte se në dorë e ka një qese me diamante. Mirëpo, problemi qëndronte se kush do t’ia blen ato diamante?! Shitja e tyre ishte e rëndë dhe kërkonte pasanikë, kurse banorët e qytetit të vet, nuk kishin mundësi ta paguajnë vetëm se një prej tyre, e mos të flasim që t’ia blejnë të gjitha.

Rrugës duke ecur e takoi një grua të moshuar në vite dhe nga pamje e saj dukej se është e pasur. I tha: Biri im, ku mundem të gjej diamante për të blerë në qytetin e juaj, sado që kushtojnë me vlerë?! Djaloshi u gëzua tepër dhe, i tha se i kam disa me vete dhe nëse i pëlqejnë do t’ia shesë.

Gruaja kur e pa formën e tyre, ra dakord që t’ia blen një nga to, dhe i premtoi se do të kthehet prapë e t’ia blen edhe të tjerat.

Kështu që filloi t’i rikthehet pasuria dhe tregtia t’i ecën.

Atëherë e rikujtoi shokun e vet, i cili, pretendonte se e do, e ia dërgoi një letër ku i tha: Kisha pasur shokë që nuk kishin qenë besnikë, më therën pas shpine dhe më xhelozuan dhe më bën kurthe të ndryshme. Shokë që më kishin dashur vetëm se për pasuri, e kur bankrotova, më konsideronin injorantë dhe askush nuk më doli në ndihmë!

Shoku e mori letrën dhe, pasi që e lexoi, i shkroi: Ata tre veta që i takove rrugës, ata unë i dërgova, dhe asnjëherë kurth nuk të bëra. Kurse gruaja që ti bleu diamantet, ishte nëna ime! Dije se ti je vëllai im, vëllai im! Dhe asnjëherë nuk të largova për shkak koprracisë, apo nga frika se do ta humbi pasurinë, apo nga xhelozia ndaj teje, po nuk të takova për shkak se u frikova se kur do të më dalësh përpara me ato rrobe dhe me gjendjen tënde, do të vjen turp nga unë. Unë këtë për ty nuk e doja!!

Kjo është shoqëri dhe ky ishte me të vërtetë shoku më i mirë i tij!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU