WhatsApp Image 2023-10-22 at 22.13.55_0017af8b

INAUGUROHET XHAMIA “YMER PRIZRENI” NË GRAZ TË AUSTRISË

Numri i ndërtimit të xhamive në Europë falë Zotit, nga dita në ditë po shtohet. I Pashmangshshëm është edhe numri i xhamive të ndërtuara nga vete shqiptarët, këtë e dëshmuan edhe së fundmi ku më datë 21.10.2023 (të shtunën) në një ambient impozant dhe mirë të organizuar u inaugurua Xhamia “Ymer Prizreni” në Graz të Austrisë. Në këtë solemnitet morrën pjesë përfaqësues nga të gjitha trojet ballkanike edhe atë nga R. e Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, Kryetari i BI në Austri Z. Ymit Vurall, Kryetari i ALKIG-ut Z. Vahidin Beluli, Kryetari i KMSH Z. Bujar Spahiu, Kryetar i BI në Sërbi Dr. Mevludin Dudiq, Kryetari i këshillit të BI në Preshevë Z. Ibrahim Ahmedi dhe shumë ulema të mirënjohur nga vende të ndyshme.
Të udhëhequr nga kryetari i xhamisë z. Zemri Salija dhe imami i Xhamisë H. Dalip Aliu si dhe bashkëpuntorët e tjerë u ofrua një pritje e mrekullueshme.
Solemnitetin e hapi kryetari i xhamisë z. Zemri Salija, i cili foli për historikun e jetës fetare në veçanti në ndërtimin e xhamisë së re.
Në këtë tubim u fol edhe në lidhje me rolin e Xhamive në botë dhe tendecat që po bëhen aktualisht kundër saj sot.
Fjalë përshëndetëse mbajtën Hfz. Shaqir ef. Fetai,Z. Ymit Vural, Z. Vahidin Beluli, Dr. Mevludin Dudiq, Ibrahim Ahmeti, Dr. Selver Xhemaili, Imami Dalip Aliu të cilët lartë vlerësuan punën e madhe që kanë bërë muslimanët e vendeve tona në Austri.
Transmetimin e drejtpërdrejtë të tubimit dhe në përgjithësi përkahjen mediale e bëri RTV PENDIMI
Lusim Allahun Fuqiplotë të gjithë ata që kontribuan t’i shpërblejë pafundësisht.