E DËGJOVA EZANIN DHE ZOTI MË UDHËZOI

Në një udhëtim, ndër tjera pata rastin ta takoj një vëlla mysliman, udhëzimi i të cilit lidhej për një rasti interesant. Filluam të bisedojmë ndërsa ai më shpaloste të kaluarën dhe udhëzimin e tij. u njoftova me një vajzë në internet. Shkëmbenim përshëndetje e mesazhe derisa lindi në mes nesh dashuria. Jetonte në një qytet tjetër, afërisht njëmijë km larg meje. U pajtuam që të takoheshim. Prenotuam edhe vend në hotel. Isha i pari unë ai që mbërrita. Ishte mesdita. U shtriva të pushoj. Papritmas, dëgjova ezanin. Ishin fjalë që sikur po i dëgjoja për herë të parë. U ngrita në këmbë i trishtuar ndërsa më përshkoi ndjenja e frikës nga dënimi i Allahut, saqë pa menduar fare, vendosa ta braktis mëkatin. Alalhu më sheh ndërsa unë nuk i frikësohem, kjo nuk mund të më ndodhë?!- i thashë vetes. E braktisa hotelin dhe u ktheva në vendin tim. Mbylla telefonin dhe vazhdova të injoroj mesazhet e asaj femeje. U ktheva i penduar tek Alalhu. Jam i vendosur që ta ruaj nderin dhe fenë time. Gjatë kthimit ndërsa diskutoja me veten time këtë gjë, më kaploi një ndjenjë gëzimi. Ngadhënjeva mbi epshin! Triumfova ndaj nefsit! Elhamdulilah!!!
 
Burimi: http://www.denana.com/supervisor/articles.aspx?selected_article_no=8290
Përshtati: Sedat Islami