Dhëmbët dhe trupi!

Kur dikush shkon te dentisti me siguri se në radhë të parë mendon në shëndetin e dhëmbëve. Mirëpo shëndeti dhe dobia e dhëmbëve shkon shumë më larg se sa funksionin që e njohim në lidhje me dhëmbët dhe përtypjen të cilën ua përcaktojmë dhëmbëve. Kohëve të fundit jemi shumë më të vetëdijshëm se sëmundjet akute dhe kronike fillojnë prej gojës. P.sh. sot shkencëtarët kanë vërtetuar lidhjen e Parodontitis dhe sëmundjeve kardiovaskulare sikur që është infarkti por edhe goditja në tru. Poashtu një çrregullim i vogël i nofullës mundet të çon në probleme dhe dhimbje të qafës, shpinës, kokës ose çon deri në tingëllimë të veshëve (Tinnitus).

 

Sëmundjet prej dhëmbëve të sëmurë?

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue selem para 14 shekujve na ka mësuar ta përdorim misvakun për t’i pastruar dhëmbët dhe t’i japim gojës aromë të këndshme. Enesi radijallahu anhu transmeton që Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Sa herë që Xhibrili më vizitonte më këshillonte të shërbehem me misvak.”

Ai (sal-lAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“ Po të mos i krijonte vështirësi njerëzve të mi, do t’i urdhëroja ata të përdorin misvakun në çdo abdes dhe namaz.”

Edhe Paracelsusi (mjek zviceran 1493 – 1541) e dinte dhe thoshte: „ se në secilin dhëmb varet një njeri i plotë“.  Falur mjekëve Dr. Reinhold Voll (1909 – 1989) dhe Dr. Fritz Kamer (1920-2001) sot kemi arritur njohuri se sa është e rëndësishme shëndeti i dhëmbëve për organizmin e njeriut. Secili dhëmb i atribuohet organeve të caktuara dhe meridianeve në trup. Prandaj organet dhe dhëmbët ndikojnë shumë në njëri – tjetrin. Nëse është një organ i sëmurë reflektohet në dhëmbin e duhur, dhe anasjelltas munden sëmundjet të shkaktohen nga dhëmbët. Pra mundet dhëmbi i sëmurë si p.sh. dhëmbi prerës  të tregojë një dobësi në fshikëzën urinare ose të veshkëve. Anasjelltas një sëmundje e veshkëve çon në probleme me dhëmbët prerës dhe /ose me mishin e dhëmbëve për rreth dhëmbit prerës.

Në grafikun e mëposhtëm ju mund të gjeni lehtësisht se cilat rajone dhe organe janë të lidhura me problemet e dhëmbëve tuaj. Në një sëmundje afatgjate të dhëmbëve mundet jo vetëm organi përkatës të sëmuret por sëmundja të shpërndahet në tërë trupin. Me kalimin e kohës, dhe në lidhje me streset tjera të tilla si ndotja apo stresi, mundet të çrregullojnë tërë taktin e rregullt të trupit. Vijim i gjithë kësaj pastaj janë sëmundjet kronike. Nëse dëshirojmë të përmirësojmë apo edhe të shërojmë sëmundjen, në radhë të parë duhet shkaktari i vërtetë të largohet. Vetëm nëse kjo është e mundshme arrihet edhe shërimi i suksesshmëm.

Se një gjë e tillë funksionon në praktikë, ne përjetojnë në mënyrë të përsëritur te pacientët tanë në punën tonë të përditshme.

Grafika është në gjuhën gjermane, por shihet shumë bukur se për cilin organ bëhet fjalë, nëse jo përdoreni google translate.

Sëmundjet e mundshme që vijnë prej dhëmbëve të sëmurë

 

Në zgavrën e gojës gjinden shumë faktorë që janë shkaktarë për sëmundje të përgjithshme. Shembuj tipik për këto janë:

  • Dhëmbët e vdekura (apo edhe ata me rrënjë të trajtuara)
  • Inflamacionet kronike, p.sh. një inlamacion i panjohur i nofullës ose Parodontit
  • Varrët pas heqjes së dhëmbit
  • Materialet e huaja të vendosura në dhëmbët e reparuara
  • Çrregullime në të kafshuarit të cilat munden të ndryshojnë të gjithë statikën e trupit

Materialet e huaja janë ato:mbushjet e ndryshme të dhëmbëve, protezat, briketat apo telat për drejtimin e dhëmbëve etj. Por edhe helme të ndryshme sikur merkuri, adelhydet apo fluoridet që vendosen për reparimin e dhëmbëve, të cilat shpërndahen në trup dhe ashtu rëndojnë organet tjera. Edhe në nivelin energjetik munden sëmundjet me anë të dhëmbëve të sëmura të përhapen duke përdorur materiale të huaja. Te përdorimi i metaleve vjen edhe deri te një problem tjetër: Metalet në gojë sikur që janë kronat e dhëmbëve të arit, apo titanit munden të veprojnë sikur antena. Kështu rritet dhe shumohet ndotja elektromagnetike ndaj të cilës jemi të ekspozuar dhe të nënshtuar në çdo moment edhe pa dashjen tonë.

 

Si ndikojnë dhëmbët dhe trupi?

Në fillim duket sikur shumë e habitshme që trupi dhe dhëmbët apo aparati përtypës ndikojnë reciprokisht në njëri tjetrin. Nga një vështrim më i afërt bëhet më e qartë se si është kjo gjë e mundur:

  • Me anë të enëve të gjakut dhe enëve limfatike arrijnë substancat prej dhëmbëve, nofullës dhe mishit të dhëmbëve në trupin tonë.
  • Me anë të sistemit nervor barten informacionet prej dhëmbëve direkt në tru dhe prej atje në pjesët e tjera të trupit
  • Nga medicina tradicionale kineze (TCM) dimë për meridianet të cilat janë sikur  “bartës energjetik“ dhe lidhin dhëmbët me rajonet më të  largëta të trupit tonë.
  • Për të qëndruar në balansim punojnë të gjithë muskujt së bashku. Tërhiqet një muskul pak më ngadal se zakonisht, punojnë muskujt tjerë më shumë për të kompensuar atë mungesë. Kështu ndikon tensioni i krijuar në tkurrjen e secilit muskul për rreth por edhe ata që janë edhe më larg. Në këtë mënyrë ndikojnë muskujt e përtypjes në shumë muskuj dhe nyje të shumta në tërë organizmin dhe trupin tonë.

Nga kjo shihet deri dikund se sa është e rëndësishme ruajtja e shëndetit të dhëmbëve dhe se sa të vlefshëm janë dhëmbët e secilit individ. Andej së pari apel për secilin njeri të bëj çmos për ruajtjen e shëndetit të dhëmbëve duke marrur të gjitha shkaqet e duhura higjienike, por edhe gjatë ushqimit mos të hahet shumë ngrohtë, por edhe shumë ftohtë. Dhe shumë metoda tjera profilaktike të cilat nuk do t’i përmendim pasi se do të mar shumë kohë dhe do të largohem shumë nga tema.

Dhe apel apostafat dentistëve që të kenë kujdes me pacientët/tet dhe mos të shkojnë direkt në heqjen e dhëmbëve pa nevojë por t’i trajtojnë dhëmbët e huaja sikur të ishin të tijat personale. Pra mos të shihet vetëm dobia financiare por dobia shëndetësore e pacientit/es.

Siç thuhet shumë bukur në hadithin e Muhammedit sal-lAllahu alejhi ue selem:

Atë që e dëshiron për vete dëshiroje për vëllaun tënd“.

 

Prej gjërave shumë të vlefshme janë:

  • Përdorimi i Misvakut
  • Pastrimi i dhëmbëve rregullisht
  • Largimi i gurëve prej dhëmbëve
  • Pastrimi nga shumë bakterie
  • Trajtimi i menjëhershëm i dhëmbëve të prishur
  • Vizita e rregullt e dentistit/es

Ka shumë metoda të ndryshme për zbardhimin e dhëmbëve dhe secili mundet të gjen se çka i konvenon më së miri. Por pasi koha e dimrit i bjen edhe arrat në përdorim dhe kemi mjaft kohë në dispozicion, në mbrëmje të përgadisim një recetë të thjeshtë por shumë efikase në zbardhimin e dhëmbëve, largimin e shumë bakterieve, gurëve mes dhëmbëve por edhe bën riparimin e mishit të dhëmbëve. Arrat ashtu ashtu janë shumë të vlefshme për forcimin e të gjitha eshtrave dhe i japin shumë dhe mjaft energji trurit, e cila gjë shihet edhe nga vetë pamja e saj që i ngjan trurit.

Ju nevojiten: – 20 – 40 gr. Lëvozhga të arrave (jo fryti) dhe 250 ml. Ujë

Lëvozhgat e arrave zieni në nxehtësi mesatare për 20 minuta. Largoni enën prej shporetit dhe mbuloni enën me diçka. Lëreni të ftohet dhe kullojeni ujin nga lëvozhgat e arrës.

Në ujin e përfituar zhyteni brushën e dhëmbëve afërsisht për 10 minuta. Me anë të këtij uji pastaj pastroni dhëmbët rrënjësisht duke e lagur prej kohe në kohë në ujin e përfituar më së paku për 5 minuta. Procedurën e përsëritni deri në 3 herë në ditë.

 

Lëngu i përgatitur mundet të përdoret për dy ditë, pas kësaj kohe duhet të përgatisni ujë tjetër. Vetëm pas disa ditëve përdorim të lëngut do t’i gëzoheni rezultateve pozitive në zbardhjen e dhëmbëve dhe largimin e zverdhjeve, gurëve dhe bakterieve nga dhëmbët e juaja.

Shpresoj me këtë shkrim të ndihmoj ose edhe vetëm të senzibilizoj të gjithë ata që lexojnë këtë artikull për domethënien e madhe të dhëmbëve në përgjithësi.

 

Përshtati dhe përgaditi nga gjuha gjermane: Suzana Hasani