Burim i jashtëzakonshëm i proteinave: Provoni këtë bukë jo të zakonshme e cila në vete përmban vetëm 73 kalori

Burim i jashtëzakonshëm i proteinave: Provoni këtë bukë jo të zakonshme e cila në vete përmban vetëm 73 kalori

Vëmë bast që nuk qitni proteinë pluhur kur gatuani simite apo produkte të tjera të furrës

Mirëpo, këtë mund ta ndryshoni falë bananes në bukë, ndërkaq muskujt tuaj do të jenë jashtëzakonisht të kënaqur, sepse do t’u ofroni sasi të caktuar të domosdoshme të proteinave, rreth 30 gramë për racion gjë që është sasia e përshkruar.

Pos kësaj, kjo bukë bën pjesë në kategorinë me kalori të ulët, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

• 2 banane,
• 1 patate e ëmbël e zier,
• 2 vezë,
• 3/8 e filxhanit proteinë pluhur,
• 1 filxhan miell kokosi,
• ¼ e filxhanit miell,
• ½ e pluhurit për simite,
• ½ e lugës ekstrakt vaniljeje,
• ½ e lugës kanellë.

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit qitni në blender dhe përzieni derisa të përftoni strukturën e brumit.

Pastaj brumin qiteni në tepsi për pjekje dhe piqeni në furrë në 160 gradë celsius një orë.