BMW 7-Series bëhet me motor quad-turbo, si Bugatti

BMW ka krijuar veturën më të fuqishme me gjashtë cilindra diesel. Modeli BMW 750d vjen me katër turbochargers, një opsion të cilin e posedon vetëm Bugatti Chiron.

Modeli 7-Series ka motor 3.0-litra me 394 kuajfuqi. Kjo ia mundëson veturës që shpejtësinë nga 0 në 100 kmh ta arrijë për 4.6 sekonda. Me këtë performancë, BMW 7-Series krahasohet edhe me modelin e fuqishëm M140i.

Motori i BMW-së ka tërheqje me të gjitha rrotat dhe tetë shpejtësi automatike.