AirPod 2 mund të kenë ngjyrë të zezë metalike

AirPod 2 mund të kenë ngjyrë të zezë metalike

Që kur AirPod janë lansuar para tri vitesh, shfrytëzuesit e kanë lutur kompaninë Apple, që t’i sjellë edhe në ngjyra tjera, pos të bardhës.

Duket se kjo dëshirë është plotësuar, pasi gjenerata e re e këtyre kufjeve, do të vijë e lyer me të zezë metalike

Sipas Economic Daily News, zinxhiri furnizues i pajisjeve të Apple, ka nisur t’i prodhojë AiPod 2 me ngjyrën e errët, të cilën e ka edhe mbushësi AirPower, ndryshim që ka ndikuar në vonimin e lansimit të tyre, që gjithnjë thuhet se po ndodhë si pasojë e sfidave teknologjike.

Nuk është se kufjet kanë ndryshuar vetëm nuancë, pasi edhe përfundimet e i ka shumë më ta dalluara.

Raporti nuk bën të ditur ndonjë detaje tjetër rreth AirPod 2, që thuhej se do ta kenë edhe mundësinë e komunikimit sikur Siri, me një prekje butani.