RTV Pendimi
Auto Lider
Tribuna per Jetimat
Meso Kuranin
Kompania Ziel Bau
Agjërimi Zeqati

ZEQATI I FITRAVE

Lavd-falënderimi i takon vetëm se Allahut, i Cili na mundësoi që ta shijojmë ëmbëlsinë e Ramazanit. Atë e falënderoj dhe lavdëroj dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkoj. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi imamin e agjëruesve dhe shëmbëlltyrën e shpenzuesve dhe modelin e të devotshmëve Muhamedin, biri i Abdullahut dhe rob i Allahut.

O muslimanë, një prej adhurimeve që ua detyroi Allahu muslimanëve në këtë muaj të bekuar është edhe nxjerrja e zeqatit të fitrave. Allahu këtë adhurim e ligjësoi për agjëruesin që të jetë pastrim i shpirtit nga mëkatet dhe të jetë pastrim i agjëruesit nga ajo që ia pakësoi sevapet e agjërimit si ofendimi, sharja, përgojimi, etj., dhe të jetë ndihmë për të varfrit dhe të mjerët. Nxjerrja e zeqatit të fitrave është paraqitje e begatisë së Allahut që ia dhuroi robit të Tij me përfundimin e muajit Ramazan dhe po ashtu është edhe veprim i një vepre të mirë.

Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, e detyroi nxjerrjen e zeqatit të fitrave si pastrim të agjëruesit nga fjalët e këqija dhe të ndyra dhe si shpresë për të ngratin”.

Detyrohet zeqati i fitrave për çdo musliman rob ose të lirë, burrë ose grua, i cili posedon pasuri sa një sa’, e cila është shtesë e nevojave të tij dhe të familjes së tij për një ditë e natë.

Ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, tregon se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selem, e bëri detyrim dhënien e një sa’ hurmash ose një sa’ elbi si sadaka fitri për çdo musliman: rob ose të lirë, burrë ose grua, i vogël ose i madh, si edhe urdhëroi që të jepet përpara se njerëzit të dalin për të falur namazin e Bajramit”.

Lejohet të nxirret edhe për fëmijën i cili ende është në barkun e nënës dhe kjo i pranohet si vepër vullnetare.

Ebu Seid el Hudrij, Allahu qoftë i kënaqur me të, tregon: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, jepnim një sa’ ushqim si sadaka fitri të varfërve. Ushqimi ynë ishte ose elb, rrush i thatë, gjizë ose hurma”.

Muslimanit i takon që ta nxjerr prej këtyre llojeve të lartpërmendura atë që është më e mira dhe më e dobishmja për të varfrit dhe të mjerit dhe mos ta nxjerr më të keqen. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Nuk keni për ta arritur përkushtimin e vërtetë, derisa të ndani (lëmoshë) nga ajo (pasuri) që e doni. Çfarëdo që të ndani, Allahu e di mirë atë”. (Ali Imran: 92.)

Disa prej dijetarëve si Ibën Tejmije dhe Ibën Kajimi, Allahu i mëshiroftë, e kanë lejuar që muslimani ta nxjerr zeqatin edhe prej llojeve tjera ushqimore që nuk janë cekur në hadithin e Ebu Seid el Hudrijut dhe ato përdoren si mjete ushqimore të një vendi, si orizi, fasulja, etj.

Sa’i i cekur në zeqatin e fitrave është masë e barabartë me katër grushte të një njeriu mesatar. Kjo është e barabarte përafërsisht me dy filxhanë apo kupa.

Nxjerrja e zeqatit të fitrave bëhet në dy kohë:

Koha e parë e cila njihet edhe si koha e detyrimit fillon me perëndimin e diellit të natës së Bajramit dhe koha e tij më e preferuar është mes namazit të sabahut dhe namazit të Bajramit.

Ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, tregon se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selem, urdhëroi që të jepet përpara se njerëzit të dalin për të falur namazin e Bajramit.

Koha e dytë e cila njihet edhe si koha e lejimit është nxjerrja e fitrave një apo dy ditë para ditës së Bajramit.

Ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, ua shpërndante atyre që e pranonin një apo dy ditë para ditës së Bajramit.

Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, tregon se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Kush e jep para namazit është zekat i pranuar, ndërsa kush e jep pas namazit, ajo mbetet sadaka-lëmoshë e rëndomtë”.

Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, thotë se nxjerrja e fitrave pas kohe është mëkat dhe se nuk bie detyrimi i tij me kalimin e kohës dhe nëse e vonon muslimani deri pas namazit të Bajramit ajo për të do të jetë kaza.

Ky zeqatë u shpërndahet të varfërve dhe të mjerëve dhe lejohet që një grup apo të gjithë anëtarët e familjes t’ia japin fitrat vetëm se njërit nga të varfrit dhe po ashtu lejohet që zeqati i një njeriu t’i shpërndahet më shumë së një të varfëri apo të mjeri.

Nuk lejohet nxjerrja e fitrave në para, për arsye se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, porositi që fitrat të jepen në mjete ushqimore edhe pse vlera e atyre llojeve ushqimore që i përmendi ishin prezent në mesin e tyre. Nëse ishte nevoja që fitrat të jepen në të holla pa dyshim se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, do ta urdhëronte në të dhe po ashtu nuk dihet se ndonjë prej shokëve të tij e ka dhënë zeqatin e fitrit në para.

Baza është që muslimani ta nxjerr zeqatin e fitrave për fukarat e atij vendi që ai është prezent në Ditën e Bajramit, mirëpo lejohet transferimi i fitrave edhe jashtë vendit nëse fukarenjtë e atij vendi janë më nevojtarë.

Lejohet që muslimani ta angazhojë familjen e tij që ata t’i japin fitrat për të në vendlindjen e tyre duke qenë ai prezent në vend tjetër.

Dr. Emin Abdullah Shakaui

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Postimet e ngjajshme

TË KAPURIT PËR ADHURIME PAS RAMAZANIT

Irfan Jahiu

GJENDJA E NJERËZVE PAS RAMAZANIT

Irfan Jahiu

SUNETET E DITËS SË FITËR BAJRAMIT

Irfan Jahiu

DHJETË DITËT E FUNDIT TË MUAJIT RAMAZAN

Irfan Jahiu

DASHURIA E ALLAHUT DHE TË DËRGUARIT TË TIJ, LAVDIA DHE PAQJA E ALLAHUT QOFSHIN MBI TË

Irfan Jahiu

VEPRA E MIRË

Irfan Jahiu

PENDIMI DHE MËSHIRA E GJERË E ALLAHUT

Irfan Jahiu

DOBITË DHE ETIKA E AGJËRIMIT

Irfan Jahiu

VEÇORITË E MUAJIT RAMAZAN

Irfan Jahiu