ZEMRAT TONA JANË SI GURËT E SHEQERIT

Është për bukuri kur kemi mospajtim mes nesh me sjellje të mirë dhe edukatë.
Dhe kur kërkojmë falje dhe ndjesë me modesti.
Dhe kur qortojmë me butësi.
Dhe kur bashkohemi me dashuri.
Dhe kur ndahemi miqësisht.
Zemrat tona janë si gurët e sheqerit, nganjëherë të egra, mirëpo shumë shpejt shkrihen kur zhyten në mirësinë e ndonjë personi.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU