RTV Pendimi
Mirësjellja - Edukata fetare

ZBUTE ZEMRËN TËNDE

Turpi yt nga Allahu vjen sipas sasisë së diturisë që e ke për Allahun.
Ka njerëz nëpër burgje, mirëpo ata janë të lumtur, ka nga njerëzit që nuk kanë hyrë asnjëherë në burg, mirëpo janë nga fatkeqët.
Ka mundësi të gjesh vështirësi në kryerjen e disa veprave të mira, mirëpo rikujtoje se ti e synon kënaqësinë e Allahut.
Zemra jote në bazë është krijuar e pastër, mirëpo gjynahet atë e kanë nxirë.
Të devotshmit zemrat i kanë të mbushura me dashurinë e Allahut, nuk ka vend në to për të tjerët.
O ju të lënduar nga gjynahet, ilaçi juaj është në lënien e tyre.
O ti, i cili bën gjynah dhe nuk pendohesh, sa gjynahe t’u kanë shënuar?!
Ti ndoshta e ke shijuar kënaqësinë e gjynahut, mirëpo a e ke shijuar ëmbëlsinë e të qarit në sexhde.
Vdekja nuk është larg lagjes ku ti banon, vizitoji varrezat që ta shohësh shtëpinë që të pret.
Sa nga ata që janë përkujdesur të tubojnë pasuri, u erdhi vdekja dhe ua ndërpreu shpresat, me vete nuk i morën as fëmijët e as pasuritë.
Çdo orë që kalon më nuk kthehet, bëhu i kujdesshëm që çdo orë e jotja të përmbajë në vete adhurim.
Do ta njohësh vlerën e kohës së humbur, atëherë kur do ta shohësh Xhehenemin: “Ai do të thotë: “Ah, sikur të kisha bërë diçka të mirë për jetën time!” (El-Fexhr: 24)

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Postimet e ngjajshme

PËRSE JETON ME KOMPLEKSE?!

Irfan Jahiu

LOTËT TANË NUK I NDIEN, PËRVEÇSE AI, QË BANOJMË NË ZEMRËN E TIJ

Irfan Jahiu

KU ËSHTË FUQIA?!

Irfan Jahiu

ZEMRAT TONA JANË SI GURËT E SHEQERIT

Irfan Jahiu

DO TË VIJË DITA KUR DO TË JESH OFFLINE (I SHKYÇUR)

Irfan Jahiu

TREGU I JETËS

Irfan Jahiu

PSE TË ZEMËROHESH?!

Irfan Jahiu

NATA, KU NË TË NUK THIRRET EZANI I SABAHUT

Irfan Jahiu

A DO TA SHOHËSH DYNJANË PAS VDEKJES SATE?

Irfan Jahiu