Windows 7 mbetet ‘në mëshirën’ e viruseve

Windows 7 mbetet ‘në mëshirën’ e viruseve

Microsoft do të përfundojë mbështetjen për Windows 7 vitin e ardhshëm, duke lënë miliona përdorues në rrezik nga viruset.

Gjiganti i teknologjisë nuk do të ofrojë përditësime të sigurisë që synojnë përdoruesit shtëpiakë të sistemit operativ nga janari i vitit 2020, transmeton KosovaPress.

 

 

Bizneset do të duhet të paguajnë një çmim për vazhdimin e mbështetjes përtej kësaj date dhe mungesa e përditësimeve do të lënë PC-të të hapur ndaj shkeljeve të sigurisë dhe viruseve.

Aktualisht Windows 7 është ende i instaluar në 42.8 për qind të kompjuterëve në mbarë botën, ndërsa Windows 10 është 45.5 për qind, sipas kompanisë analitike Net Applications.

Megjithatë, deri në vitin e ardhshëm Microsoft do të shtyjë përditësime kritike të sigurisë, por sistemet operative të vjetra ende janë më në rrezik të shfrytëzimit të sigurisë sesa versionet më të reja.

Kompania prezantoi Windows 7 në vitin 2009, por përfundoi mbështetjen kryesore për sistemin në 2015.

Përdoruesit me Windows 7 do të inkurajohen për të përmirësuar në Windows 10 gjatë vitit të ardhshëm.

Microsoft ka paralajmëruar se ata që ende përdorin versionin e vjetër pas afatit të fundit jo vetëm që do të jenë më të ndjeshëm ndaj viruseve, por gjithashtu do të mungojë edhe mbështetja për klientët.