VDIQ PRANË VELLAUT TË VET NË VARR!

– Sami ishte një djalosh i cili merrej si shembull për moralin dhe sjelljen e tij. Ishte respektues i madh i prindërve dhe së bashku me vëllaun jetonin me prindërit në një gjendje të mjerueshme financiare. Një ditë nga ditët prindi e thirri që t’i ankohet për gjendjen e mjeruar që e kanë kurse i biri ia kthehu duke i thënë: O prindi im, elhamdulilah që jemi me shëndet mirë. Pasi që gdhihemi në mëngjes me shëndet të mirë dhe mbrëmjen e presim me shëndet të mirë, pse mos ta falënderojmë Allahun për këtë begati! Pas një periudhe gjendja filloi të ndryshohet, të dy vëllezërit u martuan kurse prindërit e tyre ndërruan jetë. Vëllau i tij Muhamedi pas vdekjes së prindërve filloi të ndjehet i vetmuar dhe gjendja e tij nuk ishte aspak e mirë. Kur e kuptoi Sami këtë gjë shpejtoi ta viziton të vëllaun dhe t’ia bën me dije se ai do të qëndron pranë tij dhe se ai nuk është i vetëm.

Muhamedi nga fjalët e vëllaut u gëzua shumë dhe u ngrit dhe e përqafoi të vëllanë. Sami pas vizitës që i bëri vëllaut u kthye në shtëpi ku gruaja e tij do ta pret me një lajm se ka mbetur shtatzëne për të tretën herë. Dynjaja i dukej se është e vetja nga gëzimi i madh dhe i ngriti duart kah qielli dhe e falënderoi Allahun për fëmijët që ia dhuroi. Gruaja e tij i tha se ka pas frikë ta lajmëron për shtatzëninë e saj duke e pasur parasysh gjendjen e tyre materiale të mjerë. Mirëpo Sami u buzëqesh dhe i tha: Nuk jam unë ai që furnizoj, po Allahu është Furnizuesi dhe çdo fëmi lind me furnizimin e vet.

– Kaluan disa muaj dhe në jetë erdhi edhe fëmiu i treti i Samit. Allahu e furnizoi edhe me një sasi shume të hollash me të cilat e mori me qira një kopsht frutash dhe filloi të tregton me to dhe për një kohë të shkurtë arriti ta fiton besimin tek tregtarët. Nuk kaluan shumë vite vetëm se arriti ta blen një kopsht tjetër dhe ta len atë që e kishte me qira. Kur dynjaja filloi t’i nënshtrohet e bleu një makinë të cilën e përdorte për biznesin e vet dhe me të e vizitonte edhe të vëllaun më shpesh dhe e mësonte ta drejton makinën. Dëshironte që i vëllau t’i bashkëngjitet në biznesin e tij duke shitur frute me makinë. Sami për ndihmën që ia jepte i vëllau e shpërblente mirë dhe çdo herë e pyeste se a është i kënaqur nga ajo që e merr si shpërblim kurse Muhamedi nuk dinte përgjigje tjetër përveç se fjalës, po. Sami shpesh e vizitonte edhe shtëpinë e të vëllaut ku për fëmijët e tij kujdesej si të ishin fëmijët e vet, kështu duke e dërguar në vend amanetin e prindit të tij.

– Sami një ditë nga ditët filloi të ankohet se është i sëmurë dhe shprehu dëshirë që të merr pushim disa ditorë sa t’i kthehet fuqia dhe të vazhdon me biznesin e tij. Mirëpo pas analizave të shumta mjeku e lajmëron gruan e tij se Sami është i sëmurë shumë rëndë. Sami filloi t’i merr ilaçet kurse gruaja e tij e cila shpesh qante në vetmi i jepte kurajo dhe e qetësonte të burrin duke i thënë se së shpejti do të shërohet me lejen e Allahut. Gjendja e tij nuk përmisohej por filloi të keqësohej edhe më tepër. Sami filloi të ndjen se jeta e tij së shpejti do të mbaron dhe e kërkoi të vëllaun Muhamedin që ta viziton. Sami e lajmëroi të vëllaun se së shpejti do të ndërron jetë si pasojë e sëmundjes nga e cila vuan dhe e porositi që pas vdekjes së tij të kujdeset për gruan dhe tre fëmijët e tij dhe për biznesin e tij.

Vëllau për çdo ditë e priste lajmin se i vëllau ka ndërruar jetë. Dhe me të vërtet nuk kaluan shumë ditë dhe Muhamedi vetëm se e mori lajmin se Sami ndërroi jetë. Shkoi vet që të bindet dhe ta vërteton lajmin e vdekjes së vëllaut dhe ta lajmëron familjen dhe shokët. Nga lajmi u pikëlluan familja edhe shokët edhe fqinjët dhe të gjithë ata që e morën lajmin e vdekjes së tij. Sami konsideroj musliman i mirë, babë i mirë, fqinj e shok i ndershëm dhe tregtar besnik.     

 Në drekë të gjithë dolën që t’i falin namazin e xhenazes dhe të luten për të dhe t’i përcjellin xhenazen deri tek varrezat e qytetit. Muhamedi kur iu afruan varrezave i tha të pranishmëve që askush mos të futet në varrin e Samit përveç se ai i vetëm.

Muhamedi u fut i vetëm në varrin e të vëllaut që ta rregullon xhenazen e tij dhe u vonua një periudhë deri sa të pranishmit filluan të dyshojnë se çka ndodhi. Kur iu afruan varrit e gjetën Muhamedin se kishte ndërruar jetë pranë të vëllaut të tij të vdekur. Në njërën dorën ia gjetën një letër të bardhë ku mbi të kishte gjurma të ngjyrës së kaltër kurse në dorën tjetër e mbante ngjyrën nëpërmjet të cilës dëshironte t’ia merr të vëllaut shenjat e gishtit dhe të deklaron se ia ka lënë të gjithë pasurinë e tij të vëllaut.

Njerëzit u habitën dhe shpejt e thirrën policinë e cila edhe urdhëroi që të nxirret xhenazja jashtë dhe të dërgohet për hulumtime në mjekësin ligjore ku ata më vonë do të konstatojnë se ky njeri është mbytur nga një shtrëngim i fortë.

– Muhamedi pra nuk ishte ashtu siç paraqitej para të vëllaut po ishte njeri i cili ia kishte zili të vëllaut dhe pas vdekjes së tij dëshiroi t’ia merr pasurinë. Lotët që i dilnin ishin lot krokodili e jo lot vëllau. Në zemrën e tij kishte urrejtje dhe zili dhe me to edhe vdiq. Përfundimi i keq i tij ishte si rezultat i nijetit të tij dhe qëllimeve të tij. Dëshira e madhe për dynja dhe pasuri e bëri që ta urren dhe mos ta donë edhe vëllaun e tij dhe në fund edhe t’ia merr pasurinë padrejtësisht, mirëpo Allahu sheh dhe din çdo gjë. Nuk e lejoi që ta arrin qëllimin e tij të fëlliqur po ia mori shpirtin në atë gjendje dhe ia shpalosi turpin që ne të marrim mësime nga ky rast dhe t’i përmisojmë nijetit e tona. Kjo ngjarje është e vërtet dhe këtë edhe e vërteton edhe një dijetar i quajtur Hazim Shuman në një nga hutbet e tij. 

Nga arabishtja: Irfan JAHIU