Uji me mjaltë, aleat i shëndetit tuaj

Mjalti është një nga ushqimet më të shëndetshme në botë.

Thuhet se shëndeti vjen nga barku, e nëse është kështu, duhet ta konsumoni për t’i thithur vetitë e tij shëruese. Sidomos ndikon te ata që kanë telashe me kapsllëkun. Është një pije e thjeshtë me mjaltë që duhet konsumuar çdo ditë për të përmirësuar tretjen.

Përzieni mirë 2 dcl ujë të vakët me një lugë mjaltë. Prisni që të tretet mirë e më pas e pini. Uji duhet të jetë i vakët e kurrsesi i vluar, sepse shkatërron vetitë shëruese të mjaltit.