RTV Pendimi
Auto Lider
Samet taurs
Reklama e Fatmirit
Goodlife
Royal
Udhëtim me biçikletë nga Shkupi në Çanakkala për dëshmorët e rënë në Çanakkala
Lajme

Udhëtim me biçikletë nga Shkupi në Çanakkala për dëshmorët e rënë në Çanakkala

Muslim Shop

Me rastin e 18 marsit 104 vjetorit të Fitores së Çanakkalasë 7 persona nga vende të ndryshme të Ballkanit janë mbledhur në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, për të nisur udhëtimin me biçikleta në Çanakkala, raporton Anadolu Agency (AA).

Me iniciativën e Shoqatës Bjeshkatare Ekologjike nga Shkupi, 7 persona nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Sanxhaku dhe Bosnjë e Hercegovina, pasi janë mbledhur në Shkup dhe kanë falur namazin e sabahut, grupi që mbante flamuj të Turqisë në biçikletat e tyre dhe nën shoqërimin e tekbireve janë nisur rrugës drejt Çanakkalasë.

65 vjeçariSami Emin nga Shkupi, i cili ka qenë pjesë e kontingjentit të anijeve Mavi Marmara që udhëtonte drejt Rripit të Gazës për të dërguar ndihma humanitare në një deklaratë tha se turq, shqiptarë dhe boshnjakë së bashku do të mbërrijnë në Çanakkala. “Me rastin e 104 vjetorit të Fitores së Çanakkalasë 7 persona nga Sarajeva, Mali i Zi, rajoni i Sanxhakut, Kosova, Shqipëria nisemi nga Shkupi drejt Çanakkalasë me biçikleta për të mos e harruar atdheun, të cilin e kemi përkujtim nga paraardhësit tanë”, tha ai.

Ai tha se vendimin për të realizuar këtë udhëtim e kanë marrë pas tentimit për grusht shteti të 15 korrikut nga organizata terroriste FETO. “Edhe sot është i njëjtë qëllimi i armiqve në Çanakkala. Objektivat e tyre janë ndarja e Turqisë. Ata e kanë përçarë ummetin. Por, shpresojmë që ta kapërcejmë së bashku këtë sprovë”, tha Emin.

Ndërsa Qamuran Hirda nga Shkupi ka rikujtuar se në Çanakkala kanë rënë dëshmorë rreth 35 mijë njerëz me origjinë ga Ballkani. “Në përkujtim të dëshmorëve do të pedalojmë me biçikleta nga Shkupi deri në Çanakkala. Atje do të vizitojmë varrezat e dëshmorëve tanë nga Ballkani, do t’i vizitojmë varret e gjyshërve tanë që kanë luftuar dhe kanë rënë dëshmorë për Islamin”, tha Hirda.

Ai thotë se në kuadër të kësaj do t’i vizitojnë edhe varrezat e dëshmorëve të 15 Korrikut dhe se kanë planifikuar që në Çanakkala të mbërrijnë brenda 7 ditëve.

Ismet Shkulj nga Bosnjë e Hercegovina shprehu mirënjohje për pjesëmarrjen në këtë karvan dhe falënderoi organizatorët e këtij aktiviteti.

Postimet e ngjajshme

Kur’ani 800-vjeçar tërheq vizitorët në veri të Turqisë

Kushtrim Guraj

YTB shtron iftar në Prizren

Kushtrim Guraj

Kryeparlamentari turk, Şentop, merr pjesë në iftarin e IBU-t në Shkup

Kushtrim Guraj

Gjermani, zjarri në një xhami shkakton dëme të mëdha materiale

Armend Emurllahu

Afganistan – 3 të vdekur në sulmin me bombë në xhami

Kushtrim Guraj

Shërbimi ushtarak i paguar do të bëhet i përhershëm në Turqi

Kushtrim Guraj

Haradinaj i drejton thirrje Vuçiçit për reflektim

Kushtrim Guraj

Rast i artë që shpesh herë po na ik!

Kushtrim Guraj

Kosovës i shtohet një Doktor Shkence në fushën e Tefsirit

Kushtrim Guraj