RTV Pendimi
Meso Kuranin
Auto Lider
Tribuna per Jetimat
Kompania Ziel Bau
Lajme

Turqia kërkon nga ambasadori izraelit të kthehet në vendin e tij

ANKARA (AA) – Ambasadori i Izraelit në Ankara, Eitan Naeh, është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë, ku i është shprehur notë proteste për shkak të qëndrimit izraelit në incidentet në kufi të Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve nga burimet diplomatike, Naeh është thirrur në MPJ të Turqisë për shkak të incidenteve të djeshme në kufirin e Gazës, të cilat shkaktuan vdekjen e 60 palestinezëve dhe plagosjen e më shumë se 2.770 të tjerëve.

Naeh u informua se Ambasadori i Turqisë në Tel Aviv, Kemal Ökem, është thirrur në Turqi për konsultime. Ai po ashtu u njoftua se do të jetë e përshtatshme që për një kohë të kthehet në shtetin e tij.

Zhvendosja e djeshme e Ambasadës së SHBA-ve nga Tel Avivi në Kuds shkaktoi reagime në rajon.

Ushtarët izraelitë vranë 61 palestinezë dhe plagosën më shumë se 2.770 të tjerë, të cilët morën pjesë në protestat e organizuara në kufirin e Gazës nën rrethim, me qëllim për të protestuar kundër hapjes së ambasadës amerikane në Kuds.

Turqia, e cila reagoi ashpër ndaj sulmit të Izraelit kundër palestinezëve, shpalli tri ditë zie kombëtare për palestinezët.

Postimet e ngjajshme

“Kequshqyerja ka prekur mbi 150 milionë fëmijë”

Kushtrim Guraj

Presidenti Erdoğan bisedë telefonike me mbretin e Arabisë Saudite

Kushtrim Guraj

Suedi, refugjatja 107 vjeçare ballafaqohet me rrezikun e deportimit

Kushtrim Guraj

Forcat turke dhe amerikane përgatiten për patrullime të përbashkëta në Munbixh

Kushtrim Guraj

Zyrtari amerikan për anti-terrorizëm viziton Kosovën

Kushtrim Guraj

Ish-lideri tunizian falënderon Turqinë për pritjen e sirianëve

Kushtrim Guraj

Diaspora kundër presidentit Thaçi për kufijtë

Kushtrim Guraj

Hamas vazhdon demonstratat deri në heqjen e bllokadës ndaj Gazës

Kushtrim Guraj

Indi, rriten rastet e gripit të derrit

Kushtrim Guraj