RTV Pendimi
Auto Lider
Goodlife
Akademi Kuranit
Kompania Ziel Bau
Flyer Fahrschule struga
Lajme

Turqia dhe SHBA dakordohen në zbatimin e planit për Munbixhin

Zyrtarë ushtarakë të Turqisë dhe SHBA-së janë dakordësuar për zbatimin e planit të Munbixhit në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë bëhet e ditur se në kuadër të udhërrëfyesit për Munbixhin dhe parimet e sigurisë në Munbixh zyrtarët ushtarakë të Turqisë dhe SHBA-së kanë zhvilluar një takim më 12-13 qershor në selinë e komandës amerikane për Evropën në Stuttgart.

Në këtë takim thuhet se është arritur dakordësim mbi zbatimin e planit të Munbixhit, për të cilin zyrtarë ushtarakë të Turqisë dhe SHBA-së po punonin.

Gjithashtu u vendos që teksti i dakorduar të paraqitet tek autoritetet e larta të të dyja vendeve për negociata pasuese.

– Udhërrëfyesi i Munbixhit

YPG/PKK-ja në gusht të vitit 2016 me mbështetjen e SHBA-ve pushtoi rajonin Munbixh në qytetin Halep të Sirisë i cili përbëhet më shumë se 90 për qind nga popullata arabe.

SHBA-ja e cila vazhdoi mbështetjen e saj për YPG/PKK-nën nën arsyetimin për luftën kundër organizatës terroriste DEASH, i kishte garantuar Turqisë se YPG/PKK-ja do të dilte nga rajoni pas pastrimit të qendrës së tij nga DEASH-i, por SHBA-ja nuk e përmbushi këtë garanci që kishte dhënë.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu dhe homologu i tij amerikan Mike Pompeo, në një takim të zhvilluar më 4 qershor në SHBA aprovuan udhërrëfyesin i cili përfshin edhe ofrimin e sigurisë dhe stabilitetit në Munbixh.

Udhërrëfyesi i cili përbëhet nga tre faza për Munbixhin, fazën e parë e përbëjnë punimet përgatitore, faza e dytë nxjerrja e PYD/YPG/PKK-së nga strukturat lokale nën bashkëpunimin e Turqisë me SHBA-në dhe në fazën e fundit vendosja e sigurisë dhe stabilitetit nga patrullat e përbashkëta ushtarake turke dhe amerikane.

Pas përfundimit të udhërrëfyesit, do të sigurohet që banorët e Munbixhit të kthehen në shtëpitë e tyre pasi rajoni të stabilizohet.

Postimet e ngjajshme

Bie numri i aksidenteve fatale në autostradë

Kushtrim Guraj

Presidenti Erdoğan takim me homologun rus, Vladimir Putin

Kushtrim Guraj

Reagim nga redaksia e RTV Pendimit

Hevzi Hasani

Austri, politikanët në vitin 2018 morën pjesë në 20 fushata kundër muslimanëve

Hevzi Hasani

SBASHK refuzoi ofertën e Qeverisë së Kosovës, greva vazhdon

Kushtrim Guraj

Meta: Mali i Zi për dy dekada faktor stabiliteti në rajon

Kushtrim Guraj

“Jetimat e Ballkanit” nuk ndalen, ndërtojnë 5 shtëpi në Komunën e Hanit të Elezit

Kushtrim Guraj

Filipine, muslimanët Moro votojnë në referendumin historik

Kushtrim Guraj

Në Japoni ndërroi jetë burri më i vjetër në botë

Kushtrim Guraj
%d bloggers like this: