RTV Pendimi
Samet Tours
Kompania Ziel Bau
Lajme

Turqi, arrestohet kreu i grupit kriminel Adnan Oktar

STAMBOLL (AA) – Prokuroria shtetërore e Turqisë në Stamboll kryen hetim të gjerë kundër organizatës kriminele të personit kontrovers Adnan Oktar, i njohur edhe si Harun Yahya, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke vepruar në bazë të urdhrit të Prokurorisë, policia turke në pesë rajone sot në mëngjes filloi operacionin për arrestimin e 235 personave të dyshuar.

Deri tani nga liria janë privuar të paktën 79 të dyshuar, përfshirë edhe Oktar i cili është arrestuar në vilën e tij luksoze në vendin Cengelkoy.

Operacioni policor zgjat edhe më tej, ndërsa në kërkimin e personave të kërkuar marrin pjesë edhe helikopterë dhe anije policore.

Organizata kriminale e Oktar-it ngarkohet për një varg veprash të rënda penale, përfshirë krim të organizuar, abuzim seksual të fëmijëve, marrëdhënie seksuale me të mitura, rrëmbime, evazion fiskal dhe shkelje të Ligjit kundër terrorizmit.

I dyshuari i parë Oktar është pronar i televizionit “A9” në të cilën udhëheq emisione në të cilat është i rrethuar me starleta gjysëm të zhveshura të cilat i quan “mace” të tij, duke debatuar për tema të ndryshme shoqërore, përfshirë edhe vlera dhe parime fetare.

Related posts

NATO përgatitet për përgjigje të shpejtë ndaj kërcënimeve

Kushtrim Guraj

OJQ-të turke nisin fushatën e ndihmës për muslimanët Rohingya

Kushtrim Guraj

Shqiptarët dhe boshnjakët e Serbisë do të kërkojnë mbrojtje në Gjykatën Kushtetuese

Kushtrim Guraj

Shkup, ambasadorja turke priti çiklistët që udhëtuan deri në Stamboll për dëshmorët e 15 Korrikut

Kushtrim Guraj

Rreziku nga Alzheimeri më i lartë te gratë me shumë fëmijë

Kushtrim Guraj

Temperatura përcëlluese në Algjeri, regjistrohet më e larta në Afrikë

Kushtrim Guraj

“Kroacia mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së”

Kushtrim Guraj

Turqia heq gjendjen e jashtëzakonshme

Kushtrim Guraj

Avramopoulos: Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

Kushtrim Guraj