RTV Pendimi
Probleme shpirtërore & shoqërore

TRI LLOJET E SIGURIMIT JETËSOR

  • Sigurimi i parë:
    I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, ka thënë: “Kush e fal sabahun është nën mbrojtjen e Allahut.”
  • Sigurimi i dytë:
    I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, ka thënë: “Kush e lexon Ajetul Kursin pas çdo namazi farz, nuk e pengon asgjë që të hyjë në Xhenet, përveç vdekjes.”
  • Sigurimi i tretë:
    I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, ka thënë: “Kush e thotë këtë lutje në mbrëmje duke qenë i bindur në të dhe vdes po atë natë do të jetë prej banorëve të Xhenetit, po ashtu edhe në mëngjes.”
    “Allahume ente Rabbi la ilahe il-la ente halakteni ve ene abduke ve ene ala ahdike ve vadike mestet’atu eudhu bike min sherri ma sanautu ebu’u leke bi nimetike aleje ve ebu’u bi dhenbi fagfir li fe innehu la jagfirudh-dhunebe il-la Ente.
    (O Allah, Ti je Zoti im, nuk ka hyjni që meriton të adhurohet përveç Teje. Ti më ke krijuar dhe unë jam robi Yt, do të qëndroj besnik ndaj marrëveshjes dhe premtimit Tënd aq sa të kem mundësi. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar. Unë jam mirënjohës ndaj dhuntive të Tua, i pranoj mëkatet e mia, andaj më fal, ngase mëkatet nuk i fal askush tjetër përveç Teje).”
  • Sigurimi kudër fatkeqësive të papritura:
    I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, ka thënë: “Kush e thotë këtë lutje tri herë në mëngjes dhe tri në mbrëmje, nuk i bëhet dëm asgjë:
    Bismil-lahil-ledhi la jedur-ru me’a-ismihi shej’un fil-erdi ve la fis-semai ve huves-semiul-alim (Me emrin e Allahut pranë emrit të të Cilit nuk të bën dëm asgjë në tokë e as në qiell. Ai është që shumë dëgjon dhe që di çdo gjë).”

  • Sigurimi i përgjithshëm:
    Ky sigurim total të mbron nga çdo rrezik që e dëmton fenë dhe dynjanë në përgjithësi:
    “O Zot! Ti i Cili nuk i humb porositë e Tua, e lë nën kujdesin Tënd veten time, fenë time, shtëpinë time, familjen time, pasurinë time dhe përfundimin e veprave të mia. O Zot mbrona, ashtu si i mbron robërit e Tu të mirë.”

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Postimet e ngjajshme

KËSHTU BËHESH I LUMTUR

Irfan Jahiu

PËR NJË PËRDITSHMËRI MË TË LUMTUR

Irfan Jahiu

PASOJAT E MENDIMEVE TË SËMURA NË SHOQËRI

Irfan Jahiu

BARASPESHA E LUMTURISË SË VËRTETË

Irfan Jahiu

KULMI I ÇDO KULMI TË JETËS

Irfan Jahiu

TRI PERIUDHAT E JETËS QË TË BËJNË TË QESHËSH

Irfan Jahiu

SHPIRTI IM, TË LUTEM PËR HIR TË ALLAHUT TË MË SHPËTOSH!

Irfan Jahiu

ATA JANË TË RRALLË DHE TË MREKULLUESHËM

Irfan Jahiu

PYETJE QË NA NGUSHTOJNË TEPËR NË JETËN TONË

Irfan Jahiu