Auto Draft

TIKA mbështetje për sektorin e shëndetësisë në Maqedoni

Sot është bërë hapja e repartit për higjienë dhe para sterilizim të spitalit të specializuar për obstetrikë dhe gjinekologji “Nënë Tereza” – Çair në Shkup, i restauruar dhe furnizuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), raporton Anadolu Agency (AA).

Në hapjen e projektit morën pjesë Koordinatori i TIKA-s në Shkup, Aytekin Ayden, Kryetari i Komunës së Çairit ,Visar Ganiu dhe Drejtori i Spitalit, Bashkim Ismaili, të cilët gjithashtu vizituan nga afër punimet e bëra.

Ayden në deklaratën e tij për gazetarët, duke tërhequr vëmendjen se si institucion në Maqedoni po zhvillojnë projekte dhe aktivitete në shumë fusha, tha se projektet në fushën e shëndetësisë kanë shumë rëndësi për to.

Ai theksoi se janë duke zhvilluar projekte serioze në Maqedoni që kanë për qëllim një jetë të shëndetshme për brezat e rinj dhe zvogëlimin e vdekjeve të foshnjave. “Një ndër më të rëndësishmet e këtyre projekteve është veçanërisht klinika e kujdesit intensiv për të sapolindurit në Spitalin Shtetëror të Maqedonisë. Sot në masë të madhe do të zgjedhim problemin e higjienës dhe sterilizimit të Spitalit në Çair me rinovimin e tërësishme, dhe furnizimin e tij”, tha Ayden.

Ayden tregoi se ky projekt ka një rëndësi të veçantë për arsye se këtë vit planifikohet që numri i fëmijëve të lindur në këtë spital të arrijë në 4 mijë, ndërsa shprehu shpresën se spitali prej sot e tutje do të shërbejë në një mjedis të shëndetshëm dhe higjienik.

Ndërsa kryetari i Komunës së Çairit, u shpreh se kjo është një hapësirë e cila ka qenë më se e nevojshme për funksionimin e mirë të këtij spitali.

Ai duke e falënderuar drejtorin dhe koordinatorin e TIKA-s për kontributin e tyre ndaj përmirësimit të cilësisë së spitalit, tha se “Numrat statistikor tregojnë që mbi 40 për qind është bërë rritja e lindjeve këtu në këtë spital. Njerëzit kërkojnë cilësi, unë jam i bindur me drejtorin në krye dhe gjithë mjekët tjerë dhe shërbimet që iu ofrojnë popullatës sonë do të vijnë shërbimet e mirëfillta”.

Gjithashtu edhe drejtori i spitali Ismaili falënderoi Turqinë dhe TIKA-n për mbështetjen tyre ndaj spitalit.

Në kuadër të projektit përveç renovimit dhe rregullimin e mjedisit për këtë repart të spitalit, TIKA ka dhuruar lavatriçe, makina tharëse, hekur industrial, pajisje për zbutjen e ujit, peshore për tesha, karroca për mbajtjen e mbulesave dhe ndërresave të lagëta, të thata dhe të papastërta, lavabo për larjen e mbulesa dhe ndërresave, dollape, dhomë për pushim të personelit, tavolina dhe karrige.