THUAJ: O ZOT!

E meditova zjarrin dhe e gjeta se nuk e dogji Ibrahimin, alejhi selam.
Dhe deti nuk e fundosi Musain, alejhi selam.
Dhe fëmijën që e hodhi nëna e vet në det dhe arriti deri te mbreti.
Dhe tjetrin që e hodhën vëllezërit në fund të pusit dhe pastaj shpëtoi e më vonë u burgos e pastaj u bë edhe ministër.

A nuk marrim mësime nga ajo që kaloi?!
Se e tërë bota nëse mblidhen të të dëmtojnë me diçka nuk kanë mundësi të bëjnë më tepër se atë që e ka caktuar Allahu për ty.
Dhe, nëse mblidhen të gjithë të të bëjnë dobi, nuk kanë mundësi të bëjnë asgjë më tepër se atë që e ka caktuar Allahu për ty.
Prandaj përmirësoni qëllimet tuaja, se sipas tyre do të shpërbleheni.
Dijeni se mbi njeriun është shkruar pikëllimi vetëm se atë ditë kur iu është larguar lutjeve (duave)

Prandaj thuaj: O Zot!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU