RTV Pendimi
Thaçi shpalli vitin 2019, vit të NATO-s në Kosovë
Lajme

Thaçi shpalli vitin 2019, vit të NATO-s në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur vitin 2019, vit të NATO-s në Kosovë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga kabineti presidencial vendimi për shpalljen e këtij viti, vit të NATO-s, sqarohet me atë se “sivjet shënohet 20 vjetori i intervenimit humanitar të NATO-s në Kosovë, intervenim që ka ndodhur pas masakrave, pastrimit etnik dhe krimeve të forcave serbe ndaj banorëve civilë në Kosovë si dhe pas përpjekjeve të dështuara diplomatike botërore që të gjendet zgjidhje paqësore për Kosovën”.

“Më 24 mars të vitit 1999, forcat ajrore të NATO-s filluan fushatën e bombardimeve kundër objektivave të shtetit serb, e që zgjati gjithsej 78 ditë, duke ndaluar në këtë mënyrë gjenocidin dhe duke sjellë lirinë për Kosovën”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se populli i Kosovës gjithmonë do t’u jetë falënderues shteteve anëtare të NATO-s për mbështetjen e tyre.

Postimet e ngjajshme

Muaj i Ramazanit nis me 6 maj

Kushtrim Guraj

Qeveria merr vendim, ndalohen të gjitha lojërat e fatit

Kushtrim Guraj

Ligji i të drejtës së autorit në BE, Wikipedia kalon offline

Kushtrim Guraj

Ligji i ri në Gjermani, qeveria jep 1,3 miliardë euro për fëmijët e varfër

Kushtrim Guraj

Një shtatëvjeçar nga Kosova vritet me thikë në Zvicër

Kushtrim Guraj

OBI në seancën e jashtëzakonshme fton delegacionet e OKB, BE dhe OSBE

Kushtrim Guraj

Shkup, shënohet dita botërore e sindromës Down

Kushtrim Guraj

Reagime në Srebrenicë ndaj aktvendimit për Karaxhiçin: Duhet dënuar vepra e tij

Kushtrim Guraj

I mbijetuari i sulmit në Zelandën e Re rikujton momentet e terrorit

Armend Emurllahu