RTV Pendimi
Tribuna per Jetimat
Auto Lider
Kompania Ziel Bau
Thaçi në Shkup: Ftoj qytetarët e Maqedonisë të votojnë “pro” në referendum
Lajme

Thaçi në Shkup: Ftoj qytetarët e Maqedonisë të votojnë “pro” në referendum

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili qëndron për vizitë pune në Maqedoni, pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, ka bërë të ditur se ndodhet në Shkup “për të inkurajuar dhe përshëndetur angazhimet e kryeministrit maqedonas dhe grek si burrështetas për zgjidhjen e çështjes së emrit”, si dhe u bëri thirrje qytetarëve të votojnë “pro” referendumit të 30 shtatorit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas presidentit Thaçi, marrëveshja e nënshkruar midis Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e çështjes së emrit, është vendimi më i drejtë i mundshëm, pasi që siç tha ai, të gjithë liderët e kanë obligim të mendojnë më tepër për vendin sesa për momentume populiste apo elektorale. Ai shtoi se i gjithë rajoni synon të jetë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian (BE).

“Kosova ju inkurajon i nderuar kryeministër, ju jep mbështetje të plotë juve dhe gjithë partnerëve tuaj në Maqedoni që të lëvizni përpara drejt anëtarësimit në NATO dhe të ardhmes evropiane. Ftoj me autoritetin tim modest, në emër të Kosovës si një vend fqinj me Maqedoninë, të gjithë njerëzit, qytetarët e Maqedonisë, pa dallim që të participojnë në referendum dhe të votojnë pro. Maqedonia në NATO është më tepër paqe për të gjithë rajonin, duke përfshirë këtu edhe Kosovën”, deklaroi presidenti Thaçi.

Në pyetjen nëse thirrja e tij për të votuar “pro” në referendum është ndërhyrje në punët e brendshme të vendit fqinj, presidenti Thaçi u përgjigj se “kur Kosova të jetë gati për në NATO do të ftoj të gjithë miqtë të më përkrahin”. Ai theksoi se kjo është një këshillë miqësore, sepse sipas tij, ata duhet të përkrahin, të qëndrojnë afër dhe të mbështesin njëri tjetrin.

“Çdo ide që i çon vendet tona përpara duhet të mirëpritet. Nëse Kosova në një perspektivë të sigurtë, në një drejtim të sigurtë, çdo këshillë e kryeministrit Zaev dhe e të gjithë liderëve në Maqedoni është e mirëseardhur për mua”, u shpreh Thaçi, duke shtuar se “tek e fundit të dy vendet do të jemi pjesë e BE-së dhe NATO-s”.

Thaçi iu referua edhe dialogut midis vendit të tij dhe Serbisë, duke theksuar se një marrëveshje e mundshme e arritur do të ketë substancë evropiane, që do të jetë në të mirë të të gjithë rajonit.

“Nuk do të bëjmë asnjë marrëveshje që cenon miqtë tonë, as Maqedoninë, as Shqipërinë, as Malin e Zi dhe asnjë vend tjetër. Por, do jetë një marrëveshje e koordinuar ashtu siç veproni edhe ju me BE-në, SHBA-të dhe të gjithë miqtë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë”, theksoi Thaçi.

Presidenti kosovar përshëndeti edhe autostradën Prishtinë-Shkup, që është në ndërtim e sipër, duke theksuar se nga kryeministri Zaev është informuar se Maqedonia ka marrë vendim që ndërtimi i saj të fillojë edhe nga kufiri maqedono-kosovar drejt Shkupit.

– Zaev: Përshëndes zgjidhjen që do të avancojë gjendjen e shqiptarëve dhe serbëve

Ndërkaq, kryeministri Zaev theksoi se me presidentin Thaçi zhvilluan takim si udhëheqës të dy vendeve që nuk kanë çështje të hapura. Sipas tij, marrëdhëniet dypalëshe pozitive dhe konstruktive, bashkëpunimi në të gjitha nivelet e arritura deri më tani inkurajojnë që të bëhet një hap më shumë në mundësitë e reja për përmirësimin e mëtejshëm dhe thellimin e marrëdhënieve reciproke.

Kryeministri Zaev theksoi se e mirëpret dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

“Unë e mirëpres dialogun që po zbatohet midis Kosovës dhe Serbisë. Maqedonia përshëndet zgjidhje pozitive për Kosovën, zgjidhje që do të avancojë gjendjen e shqiptarve dhe serbve, si dhe të qytetarëve të tjerë që jetojnë në Kosovë, zgjidhje që do të jetë e mirë për të ardhmen e Kosovës, por edhe për të gjithë rajonin”, theksoi Zaev.

Kryeministri maqedonas shtoi se për të është me rëndësi që të gjithë liderët e rajonit të mbeten të bashkuar në paqen e përhershme, zhvillimin ekonomik, bashkëpunimin rajonal dhe anëtarësim në BE.

“Jam i lumtur që presidenti i Kosovës, si përfaqësues i vërtetë i vendit mik erdhi sot të na inkurajojë dhe të dërgoj mesazh te qytetarët e Maqedonisë se përmes dialogut përpiqen të gjejnë zgjidhje për problemin që ekziston midis Beogradit dhe Prishtinës. Zgjidhja do të jetë e sigurt dhe miqësore për Maqedoninë dhe për të gjithë rajonin”, u shpreh Zaev.

Postimet e ngjajshme

Gjermania ndalon eksportin e armëve për Arabinë Saudite

Kushtrim Guraj

Shpërthim në Idlib, disa të vdekur

Kushtrim Guraj

Pyetja që shtrojnë të gjithë: “Ku është kufoma e Khashoggit”

Kushtrim Guraj

Arabia Saudite, brenda një viti janë ndaluar 32.000 migrantë të padeklaruar

Kushtrim Guraj

Indonezi, 2.103 të vdekur nga tërmeti dhe cunami

Kushtrim Guraj

“Gazetari saudit Jamal Khashoggi është vrarë me ngulfatje në konsullatë”

Kushtrim Guraj

Pacolli: Kosova do ta kishte vështirë të ecë me tempon e vet pa mbështetjen e Turqisë

Kushtrim Guraj

Çavuşoğlu: Mbështesim procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit

Kushtrim Guraj

Hoxhaj: Shqipëria është partneri më strategjik që kemi në rajon

Kushtrim Guraj