RTV Pendimi
Flyer Fahrschule struga
Auto Lider
Kompania Ziel Bau
Tetovës i shtohet edhe një hafize e re e Kur’anit
Lajme

Tetovës i shtohet edhe një hafize e re e Kur’anit

Tetovës i shtohet edhe një hafize e re e Kuranit Famëlartë pasiqë gjatë ditës së sotme nxënësja e mederesesë Isa Beu paralelja e shtrirë e vajzave në Tetovë Sara Sadiku me sukses të shkëlqyer e ka kryer hivzin gjegjësisht nxënien përmendësh të Kuranit Famëlartë.

Manifestimi i duasë së Hivzit është mbajtur në ambientet e xhamisë se lagjes Drenovec të Tetovës ku ka marrë pjesë edhe Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë Reis Ul Ulema Sulejman ef Rexhepi, Myftiu i Myftinisë së Tetovës, Prof.Dr Qani ef Nesimi, një numër i konsiderueshëm i hoxhallarëve të Tetovës me rrethinë, familjarë, miq , dhe xhemat i xhamisë së Lagjes Drenovec.

Imami i Xhamisë së Lagjes Drenovec Muhamed Xhemil Hoxha theksoi se ndjehet krenar që për të dytën herë me rradhë në xhaminë ku ai është imam po organizohet një dua hivzi.

Hafizja më e re e Kuranit Famëlartë Sara Sadiku nxënien përmendësh të Kuranit Famëlartë e ka vlerësuar si një dhuratë nga Allahu Fuqiplotë.

Fjalë rasti mbajti Kryetari i BFI-së Reis ul-Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi,si dhe Myftiu i Tetovës Qani ef Nesimi të cilët në emër të BFIM-së dhe Myftinisë së Tetovës përshëndetën të pranishmit dhe hafizes së re i shprehën urimet për hifzin e mbaruar .

Përndryshe mësimet e Kuranit Famëlartë gjegjësisht nxënien përmendësh nxënësja Sara Sadiku i ka ndjekur te mualimi Bekim ef. Sulejmani në mektebin e lagjes Drenovec që për herë të parë në historinë e Lagjes Drenovec të Tetovës nga ky mekteb del një hafize.

Memorizimin e Kuranit Famëlartë hafizja Sara Sadiku e ka mbrojtur përpara komisionit profesional të Myftinisë së Tetovës në përbërje të Hafëz Ejup ef Selmanit, Hafëz Abdulbaki ef Kasami dhe Hafëz Abdurahim ef Murati përderisa duanë e hivzit e ka bërë Myftiu i Myftinisë së Gostivarit Shaqir ef Fetahu.

Postimet e ngjajshme

IHH shtriu dorën e ndihmës për 1,3 milionë muslimanë Rohingya

Kushtrim Guraj

Turqia merr primatin për botimin e Kur’anit me alfabetin Braille

Kushtrim Guraj

Dr . Shefqet Krasniqi: 50 herë kam thënë se lufta në Siri nuk është ‘farz’ për kosovarët

Hevzi Hasani

Dr. Shefqet Krasniqi për LGBTI: Më vjen turp të flas para popullit për gjëra të tilla

Hevzi Hasani

Moti nga sot deri të premten

Kushtrim Guraj

Kosova importon mbi 94% të grurit nga Serbia

Kushtrim Guraj

Samiti i Interpolit konfirmon, të martën votohet për anëtarësimin e Kosovës

Kushtrim Guraj

Aktivisti australian do të ecë 727 kilometra për Palestinën

Kushtrim Guraj

Ministri Bushati vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Kushtrim Guraj