RTV Pendimi
“Të ndërtojmë shoqëri që mbështet të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës”
Lajme

“Të ndërtojmë shoqëri që mbështet të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës”

Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Prishtinë u mbajt një konferencë ndërkombëtare e titulluar “Le t’i japim zë të mbijetuarve të dhunës seksuale të konfliktit në Kosovë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në konferencën e organizuar nga Fondacioni Jahjaga me mbështetjen e ambasadës gjermane dhe ekipit të OKB-së në Kosovë po marrin pjesë aktiviste nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, ambasadorë të akredituar në Kosovë, si dhe viktima të dhunës seksuale. Organizimi i saj u bë me qëllim që të tregojë se dhuna seksuale e përdorur si armë në konflikt, vazhdon të prekë të gjitha komunitetet dhe gjinitë në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Kryetarja e fondacionit Jahjaga, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në fjalën e saj tha se falë mbështetjes së shumë partnerëve vendas dhe ndërkombëtarë, Kosova arriti të ngre zërin në publik për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, dhe të njohë statusin e tyre.

Jahjaga tha se në traditën e popullit të Kosovës gjithmonë ka qenë të ndajë dhimbjen, por se kjo nuk kishte ndodhur me shumicën e të mbijetuarve të përdhunimit gjatë luftës së Kosovës.

“Në qershor të këtij viti bëhen plot 20 vite nga përfundimi i luftës e shumë prej tyre jetojnë akoma me frikën dhe paragjykimet. Shumë prej tyre jetojnë akoma me frikën se do të kuptohet se ishin ato që e përjetuan atë dhunë dhe mund të njihen si gratë e dhunuara”, tha Jahjaga, për të shtuar se të gjithë në Kosovë kanë një detyrim që të krijojnë një shoqëri që dënon kryesit dhe mbështet viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se është i bindur se Kosova tashmë është e gatshme dhe nuk do të dështojë që të mos jetë pranë viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. Ai u shpreh se Qeveria e Kosovës ka miratuar bazën e nevojshme ligjore për një status të merituar të këtyre viktimave.

“Ndonëse është modeste, është shumë e rëndësishme që ne kemi shprehur gatishmërinë të punojmë nga afër me mekanizmat ndërkombëtarë dhe vendorë dhe me të gjitha organizatat për të marrë përvojën e vendeve tjera se si të shuajmë këtë plagë të shoqërisë sonë “, tha Haradinaj.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, tha se Kosova është një shembull i mbështetjes për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.

“Kosova është një shembull i përvojës së mirë në përcaktimin e pensioneve për këtë kategori. Ju inkurajoj të vazhdoni të mbështesni të mbijetuarat dhe të ofroni më shumë mbështetje dhe ndihmë individuale,” tha ambasadori Heldt.

Siç tha organizatori, konferenca njëditore e sotme do t’u ofrojë të mbijetuarave një platformë për të ndarë përvojat e tyre.

Postimet e ngjajshme

Rritet në 50 numri i viktimave të sulmit terrorist në Zelandë të Re

Qëndrim Ibrahimi

Indonezi, 70 të vdekur nga përmbytjet

Kushtrim Guraj

Partitë opozitare protestë në Tiranë, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Kushtrim Guraj

Erdoğan: Asnjëherë nuk do të bëjmë lëshime për pavarësinë, ardhmërinë dhe lirinë tonë

Kushtrim Guraj

Në BE jetojmë mbi 22 milionë shtetas të huaj

Kushtrim Guraj

Rusia do t’u kundërpërgjigjet sanksioneve

Kushtrim Guraj

Prizren, mbahet konferenca “Turqishtja dhe situata ligjore e turqve të Ballkanit”

Kushtrim Guraj

Pas sulmit, Turqia do të dërgoj një delegacion në Zelandë të Re

Kushtrim Guraj

Kosovë, dorëzohen 10 padi kundër serbëve të dyshuar për krime lufte

Kushtrim Guraj