Të mirat e vajit me fara të zeza

Të mirat e vajit me fara të zeza

Njerëzit e kanë përdorur vajin me fara të zeza me mijëra vite. Studime të shumta kanë treguar që ky lloj i vajit është i mirë për shëndetin dhe mund të përdorët në kozmetikë.

Ky vaj vjen nga një bimë e quajtur ‘Nigella Sativa” që rritet në Evropën Lindore, Azinë Perëndimore dhe Lindjen e Mesme.

Ky vaj përmban timokinon, që është një përbërës antioksidues dhe anti-inflamator dhe që është i mirë për të ulur rrezikun nga tumoret, transmeton Indeksonline.

Përveç kësaj ky vaj përdoret edhe për humbje të peshës dhe është i mirë për lëkurën. Mund të përdoret edhe për të reduktuar kancerin në tru, leukeminë dhe për kancerin në gji.

Para se ta përdorni vajin ju duhet të konsultoheni me mjekun dhe gjithmonë duhet të gjendet 100 për qind i pastërt. /Indeksonline/