RTV Pendimi
Auto Lider
Kompania Ziel Bau
Flyer Fahrschule struga
Goodlife
Dija & Daveti Mirësjellja - Edukata fetare

TË KAPURIT PËR KUR’AN DHE SUNET

O muslimanë, jemi dëshmitarë okularë se në mesin e muslimanëve sprovat dhe belatë janë shtuar, në mendime nuk janë të pajtuar dhe gjaku derdhet në mesin e tyre! Të gjithë pyesin, se ku është rrugëdalja? Cila është rruga e fikjes së zjarrit të sprovave dhe grindjeve mes vete dhe si të ec umeti drejt sigurisë dhe paqes?
Allahu i Madhëruar thotë: “Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kur’anin) dhe mos u përçani! Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju, sepse, kur ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e, në saje të dhuntisë së Tij, u bëtë vëllezër. Dhe ju ishit buzë greminës së zjarrit, ndërsa Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu, Allahu jua shpjegon shpalljet e Veta, që ju të drejtoheni në udhën e drejtë”. (Ali Imran: 103)

Të kapurit për Kur’an dhe Sunet është detyrimi më madhështor në Islam dhe shtylla më e vlefshme. Nëpërmjet tyre realizohet mbrojtja dhe shpëtimi për umetin, ashtu si kapet për litarin kur e gjen ai që është duke u fundosur në det.

Islami është i vetmi i cili i bashkon zemrat e ndara, dhe e fikën të keqen e zjarrtë dhe e largon urrejtjen e shpirtrave. Allahu i Madhëruar thotë: “duke i bashkuar zemrat e tyre (si një zemër e vetme). Sikur të shpenzoje tërë pasurinë që gjendet në Tokë, nuk do të mund t’i bashkoje zemrat e tyre, por Allahu i bashkoi ato. Ai është vërtet i Plotfuqishëm dhe i Urtë”. (El-Enfal: 63)

Të kapurit për litarin e Allahut është mbrojtje nga devijimi dhe lajthitja. Bashkon Umetin nën flamurin “la ilahe il-lallah Muhamedun resulullah”, dhe e forcon lidhjen mes tyre dhe i largon qëllimet personale dhe i ul poshtë flamujt e rrejshëm dhe nëpërmjet saj ballafaqohet mashtrimi dhe trillimet e armikut.

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell nga i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, të ketë thënë: “Allahu te ju i do tri gjëra dhe tri të tjera i urren. Ai do që ju ta adhuroni Atë dhe mos t’i përshkruani ortak në asgjë, të kapeni për litarin e Allahut të gjithë dhe mos të përçaheni dhe ta këshilloni atë që Allahu e bëri prijës tuajin. Allahu te ju urren bisedat e pavlera e që sjellin gjynahe, pyetjet e shumta (të pavlera dhe me qëllim kundërshtimi) dhe shpërdorimin e pasurisë”.

Allahu i Madhëruar thotë: “Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kur’anin) dhe mos u përçani! Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju, sepse, kur ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja”. (Ali Imran: 103)

Lufta mes dy fiseve Eusit dhe Hazrexhit vazhdoi një qind e njëzet vite, kurse baza e prejardhjes së dy fiseve ishte e njëjta. Me ardhjen e Islamit u fik urrejtja në shpirtrat e tyre dhe i largoi ideologjitë e injorancës i bashkoi zemrat e tyre dhe i bëri vëllezër.

Kur i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, u ligjëroi ensarëve në çështjen e plaçkave të luftës së Hunejnit, ndër tjerash u tha: “O ju ensarë, a nuk ju gjeta të devijuar dhe Allahu ju udhëzoi nëpërmjet mua?! A nuk ju gjeta të varfër dhe Allahu ju pasuroi me mua?! Dhe çdo herë që thoshte diçka, ata pohonin: Allahu dhe i Dërguari i Tij na dhuroi! Për këtë arsye Allahu tha: “nuk do të mund t’i bashkoje zemrat e tyre, por Allahu i bashkoi ato”. (El-Enfal: 63)

Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thoshte: “Farefisi mundet të shkëputet dhe begatitë të mohohen, por kur Allahu i ofron zemrat, nuk mundet ti lëkund askush, asnjëherë”, dhe pastaj e lexoi ajetin: “Sikur të shpenzoje tërë pasurinë që gjendet në Tokë, nuk do të mund t’i bashkoje zemrat e tyre, por Allahu i bashkoi ato”. (El-Enfal: 63)

Një njeri i tha Ibën Mesudit, Allahu qoftë i kënaqur me të: Si u gdhitë?! Iu përgjigj: U gdhimë me begatinë e Allahut, vëllezër!

Pse mos të jenë vëllezër, kur Zoti i tyre është një, i Dërguari i tyre është një dhe Kibla e tyre është një?!
Për ta vërtetuar këtë rregull madhështore, sheriati përgatiti sebepe që e forcojnë këtë lidhje dhe bashkim. Namazi me xhemat është sebep i bashkimi të muslimanëve pesë herë brenda dite, pastaj namazi i xhumasë një herë në javë, pastaj bashkimi vjetor gjatë namazit të Bajramit. Zeqati paraqet solidaritet shoqëror dhe mëshirë dhe mirësjellje. Agjërimi i Ramazanit e bashkon Umetin me veprat e tij gjatë ditës dhe natës. Gjatë Haxhit takohen muslimanët nga të gjithë vendet e botës, me raca të ndryshme, gjuhë të ndryshme dhe nacionalitete të ndryshme. E përshëndetin njëri-tjetrin me selam dhe jetojnë disa ditë së bashku të vëllazëruar.

Por ajo që e bën zemrën me dhembje dhe ia shton brengat, është ajo që e shohim nga ndarjet e dhembshme dhe mospajtimet e rënda në trupin e Umetit.

Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Shejtani ka humbur shpresat se do të adhurohet në Siujdhesën Arabike, mirëpo ai shpreson në nxitjen e mosmarrëveshjeve mes jush”.

Përçarjet dhe mospajtimet dhe divergjencat e urryera, të cilat vijnë nga pasimi i epshit dhe qëllimeve personale, injorancës dhe padrejtësisë, e pengojnë ecjen e Umetit, e paralizojnë përparimin e saj, e dobësojnë fuqinë e saj, e largojnë nga realizimi i shpresave dhe arritjes së qëllimeve të saj.

Kur’ani i paralajmëroi muslimanët nga përçarje e tillë, e cila i përçan edhe rreshtat dhe bënë që umetet të dobësohen dhe përçahen. Allahu thotë: “Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe mos u grindni ndërmjet jush, sepse do të humbni guximin e do t’ju lërë fuqia”. (El-Enfal: 46)

Përcjell Ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, dhe thotë se e dëgjova një njeri i cili lexoi një ajet dhe e dëgjova të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, se e lexoi të kundërtën e asaj që lexoi njeriu dhe shkova deri tek ai, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe e lajmërova. Në fytyrën e tij pash urrejtjen dhe më tha: “Të dytë e keni mirë, mos u përçani. Ata që ishin para jush kishin mospajtime dhe u shkatërruan”.

Allahu i Madhëruar thotë: “Me të vërtetë, ti s’ke të bësh fare me ata që e përçajnë fenë e tyre dhe shndërrohen në sekte. Te Allahu është puna e tyre e pastaj Ai do t’u tregojë çfarë patën punuar”. (El-En’am: 159)

Shkaku i përçarjeve dhe mospajtimeve u vodhën pasuritë e muslimanëve, u morën tokat e tyre, muslimanët ia kthyen shpinën njëri-tjetrit, e dashuruan dhe e urryen njëri-tjetrin jo për hir të Allahut, madje arriti çështja derisa edhe ngrenë dorë njëri ndaj tjetrit dhe arriti deri te vrasja, duke menduar secili se është në të drejtë e tjetri në të kotë.

Islami për këtë arsye ndaloi vrasjen mes vëllezërve në fe dhe i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: “Vërtet gjaku juaj, nderi juaj dhe pasuria juaj janë të shenjta për ju, derisa të takoheni me Krijuesin e juaj, ashtu siç është e shenjtë kjo ditë në këtë muaj dhe në këtë vend”.

Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: Pashë Atë që në Dorën e Tij është shpirti im, ajo është porosi për umetin e tij: “Mos u ktheni pas meje në femohues, e t’ia preni qafën njëri-tjetrit”.

Gjaku e ka vlerën e lartë, madje një pikë gjaku është shumë i shtrenjtë. Allahu thotë: “Kushdo që vret një besimtar me qëllim, ndëshkimi i tij është Xhehenemi, në të cilin do të qëndrojë përgjithmonë. Allahu është zemëruar me atë, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur një dënim të madh”. (En-Nisa: 93)

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Vazhdon të jetë njeriu në gjerësinë e fesë përderisa nuk prek në gjak të ndaluar”.

Me këtë na qartësohet se kapja për litarin e fortë të Allahut është mburoja e fortë për ta bashkuar fjalën e muslimanëve, fuqinë e tyre dhe rreshtat e tyre.

Allahu i Madhëruar thotë: “Qëndroni në fenë e drejtë dhe mos u përçani në të!”. (Esh-Shura: 13)

Shejh Abdulbarij eth Thubejti

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Postimet e ngjajshme

O TI NJERI QË MENDON

Irfan Jahiu

MOS U ANKO!

Irfan Jahiu

Irfan Jahiu

TË GJITHË IKIN

Irfan Jahiu

SHEMBULLI I SPROVAVE ME LAPSIN

Irfan Jahiu

RUAJI KËTO SHTATË RREGULLA TË LUMTURISË

Irfan Jahiu

REALITETI I DYNJASË

Irfan Jahiu

A NUK FALESH?!

Irfan Jahiu

PIKTUROJE TABLON TËNDE

Irfan Jahiu
%d bloggers like this: